04-05-2024

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë). /GazetaePrizrenit.net/

Dy shkolla në Prizren funksionojnë me nga dy drejtorë (VIDEO)

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren ka gati një vit që udhëhiqet nga dy drejtorë. Zyra e auditorit në këtë komunë ka gjetur se në listën e pagave, për këtë shkollë, figurojnë dy drejtorë, transmeton KTV. Alidin Flugaj është drejtori i kësaj shkolle për paralelet 0-5, ndërkaq Maxhun Krasniqi udhëheq këtë shkollë me klasat 6-9. […]

Javë më e frytshme, rritet numri i lindjeve në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 73 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste të lindjeve gemellare (binjak). Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 39 djem apo pesë më shumë se vajza, numri i […]

20 vjet nga rikthimi i zërit shqip në Radio-Prizren (VIDEO)

 Mbushen 20 vjet nga rikthimi i zërit shqip në Radio-Prizren, institucionin e vetëm informativ lokal të para luftës, në rajonin e Prizrenit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Largimi i shqiptarëve, pas aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi serb i Milosheviqit, që nisi fillimisht me mbylljen e Radio-Televizionit të Prishtinës (RTP) dhe ndalimin e gazetës […]

Kamerat kapin pamje të disa arinjve në Prizren (Video)

Deri sa para do kohë tërë mediat e Kosovës, por edhe institucione merreshin me një ari, i cili shfaqej në rrethinat e Prizrenit, bëhet e ditur se kohët e fundit janë parë edhe dy të tjerë. Mediat serbe kanë publikuar një postim të llogarisë së Manastirit të Deçanit në rrjetin social Twitter, në të cilin […]

Varroset me nderime të larta ushtarake e qytetare, veterani i UÇK-së, Mustafë Hoxha

Të shtunën pasdite, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit, veteranit të UÇK-së nga Arbana e Prizrenit, Mustafë Hoxha, i cili ndërroi jetë mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në moshën 45 vjeçare. Për ta përcjellur për na banesën e fundit të ndjerin, të pranishëm në ceremoninë e varrimit të tij […]

Sot në Prizren hapet panairi i veshjeve tradicionale

Sot në Prizren me organizim të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të kësaj komune, organizohet Panairi i veshjeve tradicionale. Ky panair do të hapet në ora 10:00 në sheshin Shatërvan, përballë xhamisë së Sinan Pashës.   Dhjetëra biznese artizanale pritet të të ekspozojnë punën e tyre apo veshjet tradicionale kombëtare të trojeve shqiptare.  

“Eqa”, “Muja”, “Myta”

Prizrenin që nga pas lufta e kanë drejtuar tre kryetarë komunash, të cilët qytetarët zakonisht kanë preferuar t’i thirrin me shkurtesat:  “Eqa”,  “Muja” dhe “Myta”. E përbashkëta e tyre është se janë profesorë universiteti, ndërsa ajo që i ka dalluar ata, është qasja në menaxhimin e komunës, dhe ndikimi i tyre në subjektet politike prej […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në sheshin “Shatërvan”, përballë xhamisë së Sinan Pashës nw Prizren, nga Komuna e Prizrenit hapet Panairi i Veshjeve tradicionale. Ora 17:00 “Golden Eagle” organizon karnavalin me këngëtar të rinj të muzikës HIP HOP dhe RNB. (Suharekë). Ora 18:00 Në mjediset e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në Prizren, […]

Dhjetë nxënës përjashtohen nga testi i Maturës në Prizren e Gjakovë

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfunduan pjesën e dytë të Testit të Maturës Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës […]