16-04-2026

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Malishevë: Shkaqet s’dihen, po presim rezultatin e autopsisë

Prokurorja Ardita Beqiri Hyseni ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, tre persona kanë vdekurt.

Sipas saj, viktimat janë dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët, por aty janë konstatuar pa shenja jete.

“Shiko, është e vërtetë që me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast edhe i kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty kur kanë shku në QKMF janë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit këto tri viktima, trupat janë dërguar për t’u bërë autopsia në IML. Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet që vërtetohet shkaku i gjithë kësaj çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

“Nuk kemi informacion deri më tani për këtë, po eksperti edhe i zjarrit, të gjithë ekspertët janë në vendngjarje. Shiko, në vendngjarje shihet që është në tërësi, është tym, ka pasur zjarr në vend, po se si, çka e tutje ju njoftojmë pasi që t’i marrim raportet nga ekspertët përkatës. Kalofshi mirë, shëndet”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.