AKP ofron për qira 604 prona në rajone të ndryshme të Kosovës
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur ofertën publike për qiradhënien e gjithsej 604 pronave, të shpërndara në disa rajone të Kosovës, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe investime.

Asetet e ofruara përfshijnë lokale afariste, parcela tokësore, depo dhe zyra, të cilat janë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesore. Qiradhënia realizohet në forma vjetore, mujore dhe komerciale, në varësi të natyrës së pronës.

Sipas shpërndarjes rajonale, numri më i madh i pronave ndodhet në rajonin e Pejë, me gjithsej 433 njësi në dispozicion. Ndërkohë, në rajonin e Mitrovicës janë ofruar 40 prona, ndërsa në rajonin e Gjilan janë në dispozicion 131 prona.

AKP u bën thirrje të gjitha subjekteve të interesuara që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 28 prill 2026, ndërsa ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat rajonale përkatëse të AKP-së, nga ora 10:00 deri në 12:00. Hapja e ofertave do të bëhet në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Të gjitha informatat e detajuara lidhur me asetet e ofruara mund të merren në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, si dhe në faqen zyrtare: www.pak-ks.org, rubrika “Shpallje”: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35.
