17-05-2024

Prizren: Tri lëndime të rënda trupore

Në Prizren janë raportuar dy raste të ndryshme të lëndimit të rëndë truporë, në të cilat kanë pësuar tre persona, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Në rastin e parë, policia ka njoftuar se dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga person-a të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Në rastin e dytë, raportohet se viktima mashkull K/Boshnjak, ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  K/Boshnjak.

Sipas policisë, për të dyja rastet është njoftuar prokurori ndërsa dhe kanë filluar hetuar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.