18-09-2025

Prizren

“Nata e Bardhë” për herë të parë në Kosovë

Aleanca Franceze në Prishtine në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit të shtunën me datë 14 shtator do të mbajë aktivitetin e njohur si Nuit Blanche që do të thotë “Nata e Bardhë”, njofton Klan Kosova. Ky organizim do të mbahet në Prizren prej orës  19:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Drejtoresha e Aleancës Franceze , […]

Vazhdon renovimi i ndërtesës së administratës në Prizren pas sqarimit me AKP-në

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se i kanë sqaruar keqkuptimet me Agjencinë Kosovare të Privatizimit sa u përket punimeve për ndërtimin e Qendrës me një ndalesë në ndërtesën e administratës lokale. Sipas tyre, droja e AKP-së ka pasur të bënte me rrënimin eventual të ndërtesës së ish-Bankkosit, ku aktualisht […]

Prizren: Gjykimi ndaj ish-inspektorit, pronari i objektit thotë se s’kishte leje ndërtimi, por vetëm të punës

Pronari i kompleksit hotelier, përkatësisht shtëpizave nga konstruksioni i drurit “Crazy Love” në Prizren, Xhavit Bytyqi ka thënë se ai nuk posedon leje ndërtimi, por ka leje të punës, e cila i është lëshuar nga Komuna e Prizrenit. Një deklaratë të tillë, ai e ka bërë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka […]

Aktakuza ndaj njëmbëdhjetë personave në Prizren

Gjatë 24 orëve në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Prokuroria Themelore Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar […]

Arrestohen një burrë dhe një femër për “prostitucion” në Prizren

Nën dyshimin se kanë kryer kundërvajtje ‘marrje me prostitucion’ në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër. Sipas policisë, të dy janë (K/shqiptarë) dhe të njëjtit pas intervistimit në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore Prizren, Divizioni për Kundërvajtje, janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Pas ngordhjes së peshqve në Drin, Inspektoriati: Situata nuk ndryshon po nuk u ndërtua impanti

Uji në lumin Drini i Bardhë të Prizrenit nuk është i helmuar. Ngordhja e peshqve vlerësohet të ketë ndodhur si pasojë e ujit të ndotur nga derdhja e ujërave të zeza të Prizrenit, në pjesën ku Lumbardhi i bashkohet Drinit. Inspektorati nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për Top Channel se kjo […]

Prizren: Gjykimi ndaj inkasantëve, ”dëmet ndaj ujësjellësit mbi 19 mijë euro”

Pas plotësimit të ekspertizës financiare, Gjykata Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimin gjyqësor, në rastin ku ish-inkasanti i “Hidroregjioni Jugor”, Hafir Gallopeni, i cili akuzohet për përvetësim në detyrë. Ai akuzohet se duke punuar si inkasant ka përvetësuar para në shumë prej mbi 20 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën e kaluar që ishte […]

Djemtë dominojnë nga të porsalindurit 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 11 lindje. Sa i përket gjinisë, dominojnë djemtë pasi vetëm një është vajzë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë tri. Një ditë më parë Prizren janë regjistruar dhjetë raste të lindjeve, prej tyre […]

Banorët e Lugishtës së Hasit vullnetarisht po i mbulojnë gropat në rrugën e cila ndodhet në gjendje katastrofale

Banorët e Lugishtës së Hasit, për shkak të neglizhencës nga organet kompetente në rehabilitimin e rrugës Dedaj- Lugishtë, janë detyruar që vullnetarisht të ndërmarrin aksion për mbulimin e gropave në rrugën e cila ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme. Lugishtasit, i ishin gëzuar fillimit të punimeve me datën 19 korrik të këtij viti […]

Nisin hetimet për rastin e vdekjes së Artan Venharit në Prizren

Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin Artan Venhari. Për vdekjen e Venharit, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sot ka marrë vendim për hapjen […]