02-05-2024

Baldedaj: Haskuka po kërcënon Asamblenë Komunale

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj e ka vlerësuar si kërcënim deklarimin e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka që ka përmendur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Prizrenit, derisa po fliste për nevojën e votimit të buxhetit komunal. Ai me këtë rast ka treguar se kur, sipas ligjit bëhet shpërndarja e Kuvendit Komunal.

Baldedaj përmes një publikimi në ‘facebook’ ka reaguar ndaj një deklarimi po ashtu në këtë formë të  Haskukës, që një ditë më parë duke kërkuar nga kuvendarët prizrenas votimin e buxhetit, kishte shkruar  “Sipas ligjit, kur asambleja komunale është jofunksionale qeveria mund ta shpërbëjë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme për asamblenë”.

Shkrimi i Baldedajt:

“Qytetari turist i Prizrenit, Mytaher Haskuka, prej vajit 2 vjeçar kalon në kërcënim. Ai kërcënon Asamblenë Komunale dhe kuvendarët duke u përzier drejtpërdrejt në punën e legjislativit komunal.

Ai, Mytaher Haskuka, duke tentuar ta ndalë ujin me shoshë, si analfabet i ligjit që është thotë se nëse nuk votohet buxheti Asambleja shkon në zgjedhje.

Gënjeshtari që s’di as të gënjej. Nuk është e vërtet kjo që thotë Mytaher Haskuka, sepse Kuvendi Komunal shpërbëhet dhe shkohet në zgjedhje vetëm nëse 6 muaj nuk mban asnjë mbledhje.

Kuvendi Komunal është organ i pavarur dhe e bënë punën e vet në përpuhtje me përgjegjësitë e secilit kuvendar, prandaj qytetarin turist të Prizrenit e këshillojmë, “merru më punët tua që i ke pus, e që po të tall një Kosovë e tërë, e mos u përziej në punët e Kuvendit Komunal”.

Ineteresi i qytetarit nuk janë teket tua turistike dhe ndarja pa asnjë kriter e buxhetit”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Kuvendi i Prizrenit në sfidë, kryetari Haskuka përmend zgjedhjet e parakohshme

Asnjë koment

Comments are closed.