05-07-2025

Prizren

Zgjerohet hyrja në pikën kufitare të Vërmicës

Sot bëhet përurimi i zgjerimit dhe rehabilitimit, të hyrjes në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Vërmicë afër Prizrenit. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Hapja e saj do të bëhet në ora 10:30.

Nga PDK reagojnë pse Haskuka solli lopët me kamionë të Serbisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot janë ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët e komunës së Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai lajmin e dha përmes një statusi në Facebook, por kamioni me targa të Serbisë me të cilin janë sjellë lopët shkaktoi reagime, njofton Klan Kosova. Në fotografinë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:30 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës). /GazetaePrizrenit.net/

Ka ndërruar jetë, Isuf Kryeziu, babai i Heroit të Kosovës, Ismail Kryeziu

Sot pasdite ka ndërruar jetë plaku i nderuar, Isuf Kryeziu, babai i dëshmorit, Ismail Kryeziu nga lagjja ” Arbana”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit. Sipas tyre, zotëri Isufi ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme duke qenë me familje në Velipojë. Kufoma e të ndjerit është duke u transportuar […]

Kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj kritikon Haskukën se me kamion nga Serbia solli lopë në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për përdorimin e transportit nga Serbia për sjelljen e lopëve në Prizren. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, sot ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për 99 blegtorët përfitues […]

Vetëm dy të porsalindur brenda 24-orëshit në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar,  në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm dy,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të dy foshnjat janë vajza. Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të lindjeve. Pavarësisht lëvizjes së numrit […]

Fluks i veturave në Prizren (Video)

Tashmë edhe Prizreni po përballet me fluks të madh të veturave. Kjo tregon për sezonin e dasmave, dhe ardhjen në pushime të bashkatdhetarëve, pasi një gjendje e tillë si në foto shihet shpesh ditëve të fundit. Një situatë e ngjashme ishte edhe sot në drekë, në rrugën transitore Prizren- Kukës, tek udhëkryqi apo semaforët përballë […]

Ish-zv.komandanti i Brigadës 128 të ZOP-it, Avdi Ibrahimi merr ftesë nga Specialja

Avdi Ibrahimi, ish-zëvendëskomandant i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), ka njoftuar se ka marrë ftesës nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se sipas ftesës që i ka ardhur, në Hagë do të paraqitet më 2 tetor të këtij viti, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar, shkruan “Gazeta e […]

Hapet konkursi, nëntë vende për noterë në rajonin e Prizrenit

Nëntë vende janë hapur për noterë në rajonin e Prizrenit. Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e noterëve. Në total janë hapur 79 pozita të lira për noterë. Dragash – 1 (një) pozitë të lirë; Malishevë – 3 (tre) pozita të […]

Prokuroria fton Komunën të përmbahet nga rrënimi në “Abi Çarshi”

Drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të hënën, i kanë bërë thirrje zyrtarëve të Komunës së Prizrenit që të përmbahen nga veprimet lidhur me rrënimin e tejkalimit në ndërtim në qendrën tregtare “Abi Çarshia”. Sipas tyre, një vendim i marrë në vitin e shkuar nga MMPH-ja, sikurse edhe legjislacioni në fuqi, obligojnë organet komunale që […]