26-04-2024

Përfaqësuesit e gjimnazit „Loyola“ takohen në Berlin me ish-presidentin gjerman, Horst Köhler

Köhler, i cili është mbështetës i vazhdueshëm i Gjimnazit “Loyola”, u interesua edhe për zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet e këtij institucioni arsimor me institucionet shtetërore të Kosovës.

Ish-presidenti Köhler shpehu interesim të veçantë për Gjimnazin “Loyola”, i cili shihet si një projekt i rëndësishëm në fushën e edukimit dhe arsimimit dhe premtoi mbështetje të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

“Në këtë takim morën pjesë edhe Neki Jahaj, udhëheqës i shkollës, dr. Reinhold Festge, anëtar i Shoqatës Bartëse dhe mbështetës i shkollës, P. Walter Happel SJ, i cili e kishte themeluar shkollën para 15 vjetësh dhe e kishte drejtuar për 10 vjet radhazi, dr. Burkhard Löher, koordinator në ardhje i bordit dhe i shkollës”.

Gjimnazi “Loyola” është shkollë private në qytetin e Prizrenit, e cila mbështetet nga Shoqata “Loyola-Gymnasium” dhe është ndërtuar në bashkëpunim me Provincën Gjermane të Rendit Jezuit. Në pranverën e 2020-ës Gjimnazi “Loyola” do të festojë 15-vjetorin e funksionimit të suksesshëm si shkollë elitare.

Asnjë koment

Comments are closed.