23-10-2025

Prizren

Haskuka raporton për projektet, qytetarët ia paraqesin preokupimet në infrastrukturë dhe ia kujtojnë premtimet për transparencë

Në debatin publik para qytetarëve, kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, sot ka raportuar rreth punës së gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa qytetarët kanë paraqitur brengat e tyre, kryesisht për çështje të infrastrukturës, mungesës së pastërtisë së qytet, procesit të bursave studentore, si dhe çështje të tjera. Haskuka gjatë prezantimit njoftoi për angazhimin e deritashëm […]

Haskuka priti në takim kryetarin e degës së LDK-së Anton Qunin

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka ka pritur në takim përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren. Ai përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Qunin dhe ish-kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli. Haskuka ia ka uruar Qunit, postin e ri […]

Përfundojnë punimet në një rrugë në lagjen “Bajram Curri”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren  ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Shala” në lagjen “Bajram Curri”, ku është bërë asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 950 metra dhe gjerësi 5,5 metra. Në njoftim, thuhet se si pjesë e realizimit të punimeve, në këtë rrugë është bërë edhe rehabilitimi i ujësjellësit. /GazetaePrizrenit.net /

Prizreni nën magjinë e DokuFest

Prizreni tashmë i ka ndarë datat për ditët kur do të ‘pushtohet’ nga vizitorët. Përgatitjet për këto data kanë filluar dhe i gjithë qyteti po mobilizohet për një pritje të jashtëzakonshme. Është festivali ‘DokuFest’ ai i cili e shndërron qytetin e Prizrenit për një javë rresht si vendin më të vizituar në Kosovë. Kjo jo […]

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova” para pak çastesh ka ndodhur nja aksident, ku një veturë është përplasur me një kamion. Në foton e dërguar nga një lexues, shihen dëmtime materiale, por nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë raport./GazetaePrizrenit.net

Shefi i zyrës së prokurimit në Prizren kundërshton aktakuzën, prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme

Shefi i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kundërshtuar aktakuzën që e ngarkon atë me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Mbrojtësi i të akuzuarit Osmankaj, avokati Skender Morina, deklaroi se mbetet pranë kërkesës për hudhjen e […]

Konfiskohet një armë me të cilën u qëllua në aheng

Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit e cila është përdorur nga i dyshuari, të cilën e ka përdorur gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Policia ka njoftuar se arma e sekuestruar është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe […]

Haradinaj me deputeten prizrenase Rexhepi diskuton për themelimin e Komunës së Zhupës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se me deputeten Rexhepi njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje […]

Dy femra rrihen mes vete në Prizren

Dy të dyshuara femra shqiptare shtetase të huaja janë arrestuar. Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit, pasi ato kanë filluar të rrihen në mes vete. Sipas policisë, viktima mashkull me shtetësi të huaj ka hasur të dyshuarat duke u konfrontuar fizikisht edhe ka tentuar që t’i ndajë, me ç’rast ka […]

Policia me pikë statike në qendrën “Shatërvan” të Prizrenit

Pas stacionit të autobusëve, Policia rajonale në Prizren do të hapë edhe një pikë statike të saj, në qendrën e këtij qyteti, në sheshin “Shatërvan”. Njëri nga zyrtarët për media në Polici, Vesel Gashi, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit”,  se kjo pikë njihet si zyra e komunitetit në shërbim të qytetarëve. Ajo është […]