13-12-2024

Viti i ri i shkollor ia rikthen gjallërinë Prizrenit

Prizreni, fshatrat dhe lagjet, sikurse edhe pjesët tjera të vendit, sot kanë qenë më ndryshe.  Fillimi i vitit të ri shkollor,  ia ktheu gjallërinë, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.

Për dallim nga ditët e verës, rrugët sot ishin të mbushura me fëmijë, prindër e mësimdhënës, duke rikthyer zhurmën e ëmbël të tyre.

Kjo ditë do të jetë e veçantë, për shumë fëmijë të cilët u ulën për herë në bankat shkollore. Ata me dashamirësi i pritën mësuesit e tyre, të cilët kanë për detyrë t’i trajtojnë e mësojnë siç kërkohet nga profesioni i tyre.

Edhe libraritë dhe qendrat tregtare, sot kishin më shumë gjallëri, për shkak të pajisjes me tekstet e  mjetet shkollore.

Urime mësimdhënësve, që kanë në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi, por edhe ardhmërinë e vendit.  Suksese në betejën për nxënie të reja! /GazetaePrizrenit.net

Foto: Pamjet nga gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.