10-12-2024

Ja cilës parti pritet t’i bashkohet Bytyqi

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi pritet t’i bashkohet Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).

Këtë e kanë konfirmuar burime të “Kohës Ditore” brenda MASHT-it.

Bytyqi në një përgjigje të shkurtë me shkrim nuk e ka pohuar e as mohuar se do t’i bashkohet kësaj partie.

“Janë disa subjekte që kanë interesim, në momentin e vendimmarrjes do ta bëjë publik”, ka thënë ai.

Në PSD kanë konfirmuar se ditëve në vijim do ta bëjnë publike listën me emrat e rinj që do t’i bashkohen kësaj partie. Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se nuk mund ta zbulojnë se kush janë ata që do aderojnë, por që kjo do të kuptohet shumë shpejt.

“Nuk mund të zbuloj asnjë emër, shumë shpejt do të merret vesh, do të bëhen publik emrat e rinj”, ka thënë ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.