12-01-2026

Prizren

“Hidroregjioni Jugor” në aksion ndaj konsumatorëve borxhlinj në Prizren

Punonjësit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren kanë filluar aksionin treditor të shkyçjeve individuale ndaj konsumatorëve borxhlinj. Sipas tyre, kjo masë do të aplikohet ndaj konsumatorëve që kanë mbi 300 euro borxhe dhe që refuzojnë pagesën e nënshkrimin e kontratës lidhur me obligimet e tyre ndaj kompanisë. Ekipet e kompanisë “Hidroregjioni jugor” […]

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “William Walker”, në Prizren. Sipas policisë aty kanë qenë të përfshira tri automjete me targa vendore. Si pasojë janë lënduar tre meshkuj (K/Shqiptarë) dhe dy femra K/Shqiptare, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. […]

Zgjerohet hyrja në pikën kufitare të Vërmicës

Sot bëhet përurimi i zgjerimit dhe rehabilitimit, të hyrjes në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Vërmicë afër Prizrenit. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Hapja e saj do të bëhet në ora 10:30.

Nga PDK reagojnë pse Haskuka solli lopët me kamionë të Serbisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot janë ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët e komunës së Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai lajmin e dha përmes një statusi në Facebook, por kamioni me targa të Serbisë me të cilin janë sjellë lopët shkaktoi reagime, njofton Klan Kosova. Në fotografinë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:30 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës). /GazetaePrizrenit.net/

Ka ndërruar jetë, Isuf Kryeziu, babai i Heroit të Kosovës, Ismail Kryeziu

Sot pasdite ka ndërruar jetë plaku i nderuar, Isuf Kryeziu, babai i dëshmorit, Ismail Kryeziu nga lagjja ” Arbana”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit. Sipas tyre, zotëri Isufi ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme duke qenë me familje në Velipojë. Kufoma e të ndjerit është duke u transportuar […]

Kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj kritikon Haskukën se me kamion nga Serbia solli lopë në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për përdorimin e transportit nga Serbia për sjelljen e lopëve në Prizren. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, sot ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për 99 blegtorët përfitues […]

Vetëm dy të porsalindur brenda 24-orëshit në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar,  në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm dy,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të dy foshnjat janë vajza. Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të lindjeve. Pavarësisht lëvizjes së numrit […]

Fluks i veturave në Prizren (Video)

Tashmë edhe Prizreni po përballet me fluks të madh të veturave. Kjo tregon për sezonin e dasmave, dhe ardhjen në pushime të bashkatdhetarëve, pasi një gjendje e tillë si në foto shihet shpesh ditëve të fundit. Një situatë e ngjashme ishte edhe sot në drekë, në rrugën transitore Prizren- Kukës, tek udhëkryqi apo semaforët përballë […]

Ish-zv.komandanti i Brigadës 128 të ZOP-it, Avdi Ibrahimi merr ftesë nga Specialja

Avdi Ibrahimi, ish-zëvendëskomandant i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), ka njoftuar se ka marrë ftesës nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se sipas ftesës që i ka ardhur, në Hagë do të paraqitet më 2 tetor të këtij viti, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar, shkruan “Gazeta e […]