27-07-2024

Vrasja e gruas në Prizren, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore e Prizrenit sot do të kërkojë paraburgim për 61 vjeçarin, i cili mbrëmë e ka vrarë gruan e tij.

Në një përgjigjje dërguar Insajderit, Prokuroria Themelore e Prizrenit konfirmon se vrasësi dhe viktima kanë qenë bashkëshortë, ndërsa thonë se nuk e dinë ende motivin e vrasjes.

“Mund të konfirmojmë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë, ndërsa motivi i vrasjes akoma nuk dihet. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet”, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.