12-01-2026

Prizren

Baldedaj: Me Haskukën do të shihemi në gjyq

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se do të shihet në gjyq me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke paralajmëruar padi ndaj tij, për siç ka thënë shantazhin që po ia bën nëpër medie, për shkak të opozitarizmit,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë, […]

Paraburgim për sulm fizik ndaj bashkëshortes, të dyshuarit nga Zojzi i Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka lënë në paraburgim për 20 ditë B.K. nga fshati Zojz i Prizrenit, për shkak të akuzës për lëndime trupore të bashkëshortes. Në arsyetimin e vendimit, thuhet se i dyshuari me 16.07.2019, rreth orës 08:40 minuta, në fshatin Zojz, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i shkakton lëndime të […]

Përplasje të asamblistëve me kryetarin Haskuka në Kuvendin e Prizrenit (VIDEO)

Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit po karakterizohet me përplasje e polemika e shumta në mes të anëtarëve të Kuvendit, e madje edhe në mes tyre dhe kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Në këtë mes janë edhe vet anëtarë të Kuvendit nga radhët e partive në koalicion, të cilët janë përfshirë në […]

Paraburgim “hajdutit” që vodhi në një kompani të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në arsyetimin e aktvendimit, thuhet se i dyshuari […]

Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndër pikat e parapara të rendit të ditës janë: -Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Selia e KK-së “Shtëpia e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Prizren: S’ka komision vetëm për Lirinë, por ndaj gjithë përfituesve nga “Politikat zhvillimore” të Komunës

Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit , në mbledhjen e fundit,  ka propozuar që pika për formimin e komisionit mbikëqyrës për KF “Liria” të ndryshohet në propozim-vendim për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”. Kjo çështje si pikë […]

Inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm, investitori e pranon fajësinë për heqje të shenjave zyrtare

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, të mërkurën, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari Krasniqi ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me […]

Vendimi për tërheqjen e akreditimit të UPZ-së, në kundërshtim me rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar

Agjencia e Akreditimit të Kosovës nuk ka përfillur rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar në vendimin për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për vitin akademik 2019/2020.Kjo është evidentuar në një draft raport të përpiluar në qërshor të këtij viti nga një grup Ekspertësh Ndërkombëtar, një kopje te të cilit ka arritur të sigurojë […]

Gjykimi për dallavere me regjistrimin e automjeteve në Prizren, aprovohet kërkesa për negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, e ka aprovuar kërkesën e avokatit Skender Morina, mbrojtës i ish-zyrtarit të Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, Shkodran Baxhaku, për negocimin të arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Baxhaku po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, manipulim me prova, […]