27-07-2024

Sot, Prizreni mikpritës i seminarit kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe në diasporë

Në Prizren sot fillojnë punimet për Seminarin e XV kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë “Prizreni 2019 ”.

Seminari organizohet në bashkëpunim mes të Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në ceremoni do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Mbështetur në njoftim, sipas programit informativ temë bosht e seminarit është mësimdhënia. Ndër ligjëruesit janë: Prof. dr. Basil Schader “Prezantimi e promovimi i detajuar i uebfaqes: https://myheritagelanguage.com/sq/ dhe përdorimi saj.”  Prof. dr. Albana Tahiri  “Aktivitete mësimore që promovojnë komponentët gjuhësorë, si dhe integrimin e tyre në procesin mësimor (Nxitje didaktike për punë me doracakët e Qendrës IPE të SHLP-Cyrih)”, etj,.

Seminari, një institucion pedagogjik i mësimdhënies së shqipes në diasporën shqiptare më të re në Evropë, si shprehje e nevojave dhe interesave të komunitetit të mësimdhënësve, po luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe përparimin e shkollave me mësim plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut.

Ky aktivitet është bërë një vatër e kontakteve midis mësimdhënësve nga gjithë Evropa.

Seminari do të mbahet në “Hotel Theranda” në Prizren, duke filluar nga ora 14:00./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.