27-07-2024

Përurohet Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda Prizrenit” (Foto)

Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të  Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda Prizrenit”, në mjedise të hotelit ‘ABI’ në Prizren, para përfaqësuesve të biznesit si dhe OJQ-ve kryetari i sapozgjedhur, Afrim Tejeci ndër tjera, tha se kjo do të jetë një shtëpi e profesionisteve, për të sjellë zërin e sipërmarrësve në institucionet e larta, si dhe për të lehtësuar dhe vepruar komuniteti i biznesit.

“Prizreni në veçanti është i njohur për traditën e ndërmarrësisë dhe zejtarisë si pjesë integrale e trashëgimisë kulturore të banorëve të tij, si motor i krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke rritur kështu punësimin në shumë sektore”, ka thënë ai.

Fotografia e Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve Prizrenit - Oda Prizrenit / Chamber of Prizren

Me këtë rast është thënë se ‘Oda Prizrenit’ ka mbështetje në punën e saj nga Odat e Evropës, Zyra ballkanike, si dhe nga Odat rajonale rreth projekteve të bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional me theks të veçantë për të siguruar kuadro profesionale,  meqenëse mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore paraqet sfidë për bizneset.

‘Oda Prizrenit’ është e hapur për bashkëpunim me organizata tjera për të arritur qëllimin në përfaqësimin e interesave të biznesit përmes rrjetizimit të këshillimit me orarin e shërbimeve dhe avokimit. /GazetaePrizrenit.net /

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.