09-05-2025

Prizren

Ndërpritet greva e autobusëve Prizren-Prishtinë

Operatorët e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë e kanë ndërprerë grevën e tyre, njofton Klan Kosova. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë “Kosova e Lirë”, i cili ka thënë se e kanë shtyrë grevën së paku deri më datën 2 shtator, në rast se në atë datë nuk […]

Autobusët për Prishtinë në grevë, katër persona shoqërohen në polici (foto)

Prizrenasit as sot nuk kanë mundur të udhëtojnë për në Prishtinë me autobus. Shoqata e transportueseve privat “Kosova e lirë” në Prizren ka vazhduar grevën e nisur dje,  në kundërshtim të një linje që i është dhënë një operatori për të qarkulluar nëpër autostradë, të cilin transportuesit prizrenas sot nuk e kanë lejuar të hyjnë […]

Greva e autobusëve në Prizren, shoqërohen në polici disa persona

Greva e operatorëve transportues të linjës Prizren-Prishtinë ka vazhduar edhe sot, madje disa prej grevistëve janë shoqëruar në polici. Ata janë duke protestuar pasi që Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që vetëm një operatori transportues t’i lejohet kalimi në autostradë. Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë, Kosova e Lirë, ka thënë që nuk […]

Kurbeti po lë shkollën pa nxënës në Lugishtë të Hasit

Ditët e gushtit në Lugishtë të Hasit duken më të nxehta se në vendet e tjera, sepse vetë relievi i këtij fshati jep premisa të gurit të Hasit të nxehtë. Kryetari i këtij fshati, Bekim Nerjovaj thekson për “Kosova Sot” se fshati ka rreth 400 shtëpi, kurse numri i banorëve është mbi 3500. Por, që […]

Vdiq juristi Nikë Lumezi, varrimi në  Prizren

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81 vjeçare ndërroi jetë Nikë Lumezi, një ndër juristët e parë kosovar, që ushtroi funksione me rëndësi në sistemin e drejtësisë para  dhe pasluftës.  Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, në varrezat e Prizrenit,  në orën 14:00. Nikë Lumezi është babai i kryeprokurorit të shtetit, […]

Dënohet me 700 euro dhe konfiskim të mallit, tregtari nga Mamusha që shmangu pagesën e doganës

Departamenti  i Përgjithshëm Penal në kuadë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  S.M.  nga Mamusha për shkak se  ka kryer  veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Për këtë gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin […]

Mungesa e lokacionit rrezikon investimin prej 130 mijë euro për Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren rrezikon ta humbas një investim kapital prej 130 mijë euro,  për ndërtimin e Njësisë së Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe adoleshentë, në mungesë të një lokacioni për vendosjen e objektit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gati prej dy vitesh as njëra nga qeverisjet lokale të Prizrenit, as ajo e kaluara e Ramadan […]

Vrasja në Bazhdarhane: I akuzuari mohon ta ketë vrarë Hekuran Morinën, Prokuroria kërkon t’i rritet dënimi

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtuan ankesat e ushtruara nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) si dhe të mbrojtësit të të akuzuarit për vrasje, Bernard Përlazëri, kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, me të cilin i akuzuari ishte shpallur fajtor. Mirëpo, të pakënaqur me lartësinë e dënimit kanë […]

Paraburgim për plagosjen e trefishtë për parking në qendër të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit njoftoi se ka caktuar masën e paraburgimit për rastin e incidentit me armë që ndodhi, katër ditë më parë në qendër të Prizrenit, ku pas një mosmarrëveshje për parking, mbetën të plagosur tre persona, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se paraburgim në kohë zgjatje prej një (1) muaji është […]

Çfarë solli seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit për “Zambakun”

Anëtarët nga opozita në Kuvendin të Komunës (KK) së Prizrenit, sot seancën e jashtëzakonshme derisa kritikuan pushtetin lokal për mosmbajtjen e edicionit të sivjetmë jubilar, të festivalit tradicional “Zambaku i Prizrenit”, i quajtën të pandershme deklarimet e fundit të zyrtarëve përfshirë edhe kryetarin Mytaher Haskuka për mbajtjen e festivalit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Seanca e sotme ishte […]