09-05-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora:10:00 Komuna e Prizrenit organizon  dëgjimi publik të përgjithshëm me banoret e fshatrave të Hasit dhe  dhe zonës së Anadrinisë.  (Shtëpia e Kulturës në fshatin  Gjonaj). Ora  19:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritjen “MKRS Reception Dokufest”. (Restorant “Ambienti” në Prizren). /GazetaePrizrenit.net      

Mosmbajtja e festivalit “Zambaku i Prizrenit”, përfaqësues opozitar kërkojnë dorëheqjen e drejtorit për kulturë

Deklarimet e Drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, për mosmbajtjen këtë vit të festivalit me traditë “Zambaku i Prizrenit”, në dëgjimin publik të Drejtorisë përkatëse të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, kanë nxitur reagimet e përfaqësuesve të opozitës në Kuvendin Komunal, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.  Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së, Ilir […]

Prizren: Përkujtohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në kuadër të DokuFest, sot në Urën e Arastës në Prizren është realizuar një shfaqje artistike, kushtuar viktimave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjashtë aktorë lexuan para publikut storie të viktimave të dhunës seksuale, teksa publiku dëgjonte i përlotur. Edhe drejtorja e këtij festivali, Nita Deda, ka qarë teksa […]

Haskuka e vlerëson ambasadorin O’Connell dashamir të madh të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vlerësuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, jo vetëm një njohës të shkëlqyeshëm të gjuhës shqipe, por edhe një dashamir të madh të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai e ka vlerësuar si një kënaqësi të veçantë, takimin me diplomatin anglez, pasi sipas tij, në vazhdimësi O’Connell […]

Dhunoi shtetasen angleze rrugës për në Kalanë e Prizrenit, paraburgim autorit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga fshati Hoçë e Qytetit, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer veprën penale të […]

Nënshkruhet memorandum për restaurimin e shkollës “Ruzhdije” në Prizren

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës “Ruzhdije” në Prizren, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Haskuka ka njoftuar që përmes këtij bashkëpunimi, tashmë i kanë ndarë obligimet, pjesën më të madhe të […]

Një person goditet nga vetura në qendër të Prizrenit

Një person është goditur nga vetura në qendër të Prizrenit. Indeksonline ka siguruar një fotografi nga vendi i ngjarjes ku janë mbledhur edhe shumë persona të tjerë përderisa disa mundohen t’i ofrojnë ndihmë. Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë arritur ekipet e emergjencës. Duhet përkujtuar që muajt e fundit numri i aksidenteve ka qenë […]

Balededaj kritikon Haskukën se po lavdërohet me projektet e qeverisjes së kaluar

Shefi i grupit të Kuvendarëve të AAK-së në Asamblenë e Prizrenit, Ilir Baldedaj derisa ka uruar banorët e fshatit Lugishtë, për projektin që ka të bëjë me shtimin e kapacitete të ujit ia ka rikujtuar kryetarit, Myaher Haskuka, se projekti, që u përurua sot është i qeverisjes së kaluar. Haskuka, pasi ka marrë pjesë në […]

Minstri Gashi pjesë e një debati me të rinjtë në “Dokufest”

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në kuadër të festivalit “Dokufest” ka marrë pjesë në debatin me temë ‘Bashkëpunimi Rinor Rajonal’. Takimi është mbajtur në ambientet e Hamamit në Prizren, ndërsa ai ka marrë pjesë në cilësinë e Ministrit dhe anëtarit të Bordit Drejtues të RYCO-s. “Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojmë me të […]

Në Lugishtë të Hasit shtohet kapaciteti i ujit të pijes

Banorët e Lugishtës së Hasit, do ta kenë më të lehtë furnizimin me ujë, sidomos gjatë ditëve të verës. Atje sot është përuruar projekti për shtimin e kapacitetit të ujit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi ka marrë pjesë në përurimin e projektit në këtë fshat, ka deklaruar se falë investimeve […]