17-05-2024

Prizren: Policia jep detaje për konfiskim të marihuanës dhe arrestimin e një të dyshuari

Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.

Me datë 08.11.2018 në ora 15:10 Sektori i DHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Gjate kontrollimit nën kulm te shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 5 kg e 260 gram.

Për rastin në fjale i dyshuari: A.G. viti i lindjes 1983, m/k/sh, me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Renda është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.