17-05-2024

Tre persona të arrestuar në Landovicë

Në fshatin Landovicë të Prizrenit janë arrestuar tre persona për shkak të kanosjes së njëri-tjetrit pas mosmarrëveshjes lidhur me pronën.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri prej të dyshuarve i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë zjarri-revole e llojit “M57 “, një karikator me tetë (8) fishekë, kal. 7.62mm.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Asnjë koment

Comments are closed.