07-06-2025

Prizren

Suharekë: Sekuestrohen dy armë  dhe disa fishekë

Dy pistoleta të llojit ”Wallter”, prodhim gjerman me 18 fishekë të kalibrit të panjohur janë sekuestruar në Suharekë, trasnmeton “Gazetaeprizrenit.net”.   Kjo është bërë, gjatë ushtrimit të kontrollit nga policë të antidrogës dhe hetues nga Policia e Suharekës në një shtëpi në rrugën “Xhavit Syla”.   Sipas policisë rajonele në Prizren, armët e sekuestruara do […]

Prizreni organizon mbrëmje mikpritëse për kurbetçinjtë

Në Prizren për herë të parë do të mbahet mbrëmja madhështore “Sofra e mikpritjes për kurbetçinjtë” që organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe në përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministrit Kujtim Gashi. Organizatorët kanë njoftuar se përveç këngëve e valleve të folklorit tonë do të jetë e begatë me ushqimet tradicionale.   Koncerti mbahet […]

Policia: Vetëm një rast është lajmëruar për ngacmimi seksual në Prizren

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, tha se deri më tash vetëm një rast i ngacmimit seksual është lajmëruar në polici. “Vetëm një rast i kësaj natyre nga shtetas të huaj është lajmëruar në policia”, tha Berisha, për Koha Ditore. Komuniteti i vajzave dhe i grave të Prizrenit ka shprehur shqetësimin se rastet […]

Kur dhe sa nxënës me nota të dobëta do të rivlerësohen në Prizren?

Rreth 400 ankesa kanë bërë prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta të Prizrenit lidhur me notimin përfundimtar në Drejtorinë komunale të Arsimit, ndërsa ky sektor ka vendosur që rivlerësimi i nxënësve të bëhet në afatin e gushtit. Drejtori i DKA-së, Skënder Susuri ka thënë se DKA ka ushtruar kontroll të përgjithshme në […]

Dënohet me kusht A. Delijaj, pasi pranoi fajësinë

I akuzuari për lëndim të lehtë trupor, Arianit Delijaj, sot është dënuar me burgim me kusht prej gjashtë muajsh, pasi që paraprakisht kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Prizren, për pranimin e fajësisë. Në seancën gjyqësore, ku është shqyrtuar marrëveshja e arritur në mes të akuzuarit dhe organit të akuzës, i pandehuri Delijaj dhe […]

Kërkesa për rritje dhe ulje të dënimit prizrenasit, Reshani, të akuzuar për lëndim trupor

Me pretendimet se gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar aq sa duhet rrethanat rënduese në rastin e të akuzuarit për lëndim të rëndë trupor, Besnik Reshani, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që atij t’i rritet dënimi. Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarit Reshani, ka kërkuar të kundërtën […]

Haskuka demanton kritikat nga komuniteti RAE rreth ndarjes së materialit ndërtimor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar kritikat për “diskrimin” të komunitetit rom, shkali dhe egjiptina, gjatë ndarjes së materialit ndërtimor për familjet në nevojë, derisa ka theksuar se vlerësimet nuk bëhen në baza etnike, transmeton “Gazetaeprizrenit.net”.   Një ditë më parë, përfaqësues të komunitetit RAE, kanë kritikuar komunën e Prizrenit, për siç […]

Kino Lumbardhi kalon në pronësi të Komunës

Kino Lumbardhi ka kaluar në pronësi të Komunës së Prizrenit.Pas 19 vitesh paqartësi në lidhje me statusin pronësor të tij, kërkesa e Komunës se Prizrenit për kthim të pronës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është pranuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur më 17 korrik 2018. I themeluar në […]

Autobusët nuk mund të ndalen pa stacion në qytetin e Prizrenit

Policia në Prizren, në bashkëpunim me drejtorinë e Inspektorateve, kanë hartuar një plan operativ të përbashkët për të mos lejuar ndalimin vend e pa vend të transportuesve të udhëtarëve. Në një konferencë të përbashkët për medie, zyrtarë të drejtorisë së Inspektorateve dhe ata të Policisë, kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes që të inspektojnë ndalimin […]

Drejtor gjeneral i KB “Prizreni” emërohet Adhurim Krasniqi

KB “Prizreni” ka njoftuar për emërimin e Adhurim Krasniqit për drejtor gjeneral(ekzekutiv). Njoftohet se zgjedhja e tij është bërë dje, nga bordi drejtues i klubit, në mbledhjen e radhës ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e drejtorit. Me shumicë absolute dhe në mënyrë unanime në këtë post u zgjodh Krasniqi. “Për […]