03-05-2024

Komuna e Prizrenit përfiton një grant mbi 246 mijë euro

Buxhetit të komunës së Prizrenit për vitin 2019 i është ndarë një shumë e mjeteve prej mbi 246 mijë euro shtesë, të cilat mund të shfrytëzohen në investimet kapitale të Komunës. Kështu kanë njoftuar autoritetet e larta lokale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se ky shpërblim vjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SCD/Demos) dhe Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal për performancë të mirë komunale, gjegjësisht për menaxhim të mirë të mjeteve buxhetore.

“Lajmi i mirë është se buxhetit të komunës sonë për vitin 2019, i janë ndarë mjete në vlerë prej 246,773.00 euro shtesë. Për këtë buxhet, së shpejti do të dalim me propozim për dedikimin e këtyre mjeteve sipas prioriteteve të Komunës sonë dhe në dobi të qytetarëve”, ka shkruar në profilin e tij në të facebookut, Haskuka.

Sipas tij, nga të hyrat e sivjetme nga ky grant, Komuna e Prizrenit ka investuar në projekte për energji efiçiente, duke i ndërruar llambat e ndriçimeve publike me ato që harxhojnë më pak energji, dhe në shtimin e gjelbërimit me rregullimin e miniparqeve.

Ndryshe “Demos” ka përkrahur edhe më parë Komunën e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.