27-07-2024

Suhareka përkujton demonstratën e vitit 1968

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Suharekës është mbajtur akademi solemne kushtuar demonstrative të para të vitit 1968 në këtë komunë, më ç`rast u ngrit flamuri kombëtar në mes të qytetit.

Muharremaj tha se si institucione po organizohen çdo ditë e më tepër, të ndërtojnë themelin e një organizimi shtetëror i cili punon në edukimin e brezave dhe zhvillimin e vendit, njofton Klan Kosova.

“Ajo që ndodhi me 6 tetor të vitit 1968 në Prizren, nuk do ta lente të qetë Suharekën dhe me 8 tetor 1968 Suhareka e bëri historinë dhe kjo nga perspektiva e sotme nuk është pak, është mbresëlënëse.

Gjatë Akademisë solemne për organizatorët e protestës dhe veprimtarë të çështjes kombëtare janë ndarë mirënjohje. Mirënjohje iu nda Haxhi Bajraktarit ( pas vdekjes) edhe nga Komuna e Prizrenit. Kurse pas Akademisë në vendin ku është ngritur flamuri kombëtarë, te pllaka përkujtuese janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe./KlanKosova

Asnjë koment

Comments are closed.