13-05-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 6 qershor 2018: Ora:  11:00 Mbahet takimi i Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale. Në takim janë ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ata të OJQ-ve, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve, etj. (Ndërtesa […]

Veseli premton Universitet të Teknologjisë së Informacionit

Është promovuar programi për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare dhe Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Aty u tha se Kosova ka rini inovatore me shumë ide dhe energji për punë dhe u premtua Universiteti i Teknologjisë së Informacionit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fusha e teknologjisë informative dhe investimi në inovacione dhe […]

Gjykata e Apelit shqyrton ankesat për sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

Ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren si dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve për sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren, të ushtruara kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ishin objekt shqyrtimi në seancën e së martës në Gjykatën e Apelit. Gjykata Themelore në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar,  Ilirjan, Egzon, […]

Prokurori Hamitaga thotë se aktakuza për korrupsion e pengoi të kalonte në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prokuroria ka kërkuar dënimin e prokurorit të suspenduar Bajram Hamitaga, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa Hamitaga dhe mbrojtja e tij, kanë kërkuar lirim nga kjo akuzë. Të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, palët kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare, në këtë rast, ku përveç Hamitagës, për veprën penale “frikësimi gjatë procedurës […]

Në ditën e mjedisit shpallen “më ekologët” e Prizrenit

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, në mënyrë solemne, sot janë shpallur fituesit e konkursit për ballkonin më të bukur me lule, kopshtin më të rregulluar, rrugën më ekologjike dhe lagjen më të pastër të qytetit.   Përfaqësuesit e tyre janë shpërblyer simbolikisht me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për […]

Fillon asfaltimi i rrugës përballë LSHP-së

Ka filluar asfaltimi i pjesës së trasesë në segmentin e rrugës, që kalon  përballë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) dhe që vazhdon kah pjesa e Marashit, skaj lumit, në të cilën janë kryer punime.   Ky segment tashmë është në përfundim e sipër. Për shkak të qarkullimit të shtuar në këtë pjesë të hyrje-daljes, sidomos tashmë […]

Mbi 17 milion euro të planifikuara për prokurim në Prizren

Komuna e Prizrenit gjatë këtij viti ka planifikuar që t’i shpenzojë 17.4 milionë euro përmes procedurave të prokurimit. Prej kësaj shume, pjesa më e madhe do të derdhet në kontraktimin e punëve, në vlerë prej 14.1 milionë euro, derisa për furnizime janë planifikuar rreth 1.8 milionë sosh, si dhe për kategorinë e shërbimeve afro 1.5 […]

Pse u shpallën të vdekur 363 shqiptarë  dhe 2 serbë në Prizren?

365 persona, prej tyre 2 serbë të zhdukur para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumica nga fshati Krushë e Vogël, me kërkesë të familjarëve të tyre janë shpallur të vdekur nga Gjykata Themelore (GJTH) në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Shumica e tyre janë nga lokalitetet, të cilat përjetuan më shumë tmerrin e forcave ushtarake […]

Nga 11 të lindurit, më shumë femra në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e fundit: Numri i përgjithshëm i lindjeve – 11 5 Meshkuj 6  Femra 2 lindje me operacion

Rashica dhe Gold AG shtruan iftar për nevojtarët në Prizren

Shqiptarët shumë herë e kanë treguar karakterin e tyre human. Reperi Gold Ag bashkë me futbollistin Milot Rashica mbrëmë kanë shtruar iftar për nevojtarët. Ata bashkë me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati iu bashkuan iniciativës që të jepnin një shujtë bukë për ata që kanë nevojë. “Sot bashk me vëllaun @milotrashica7 në shpërndarje të iftarit për nevojtarët […]