15-12-2025

Video

Dy të rinj nga Prizren publikojnë video për sensibizim kundër produkteve serbe (VIDEO)

Përmes krijimit të një video-montazhi, të rinjtë prizrenas: Liridon Buqa dhe Burim Thaçi kanë dashur të  bëjnë sensibilizimin e opinionit prizrenas dhe më gjerë kundër produkteve serbe. Ata kanë krijuar videon që të irritojnë qytetarin për të mos konsumuar këto produkte. Liridoni, që ka të vrarë gjyshin dhe dy xhaxhallarët, derisa po blinte gjësende ushqimore […]

Mediat italiane publikojnë dokumentarin tronditës për mafian shqiptare (video)

Është publikuar mbrëmjen e së martës në Itali në kanalin “Tv Nove” dokumentari i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare. Ai e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”. Ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri […]

Dueli Albon Përvizaj VS Banongo (VIDEO)

Boksieri prizrenas, që jeton në Hamburg të Gjermanisë, Albon Përvizaj, mbrëmë ka fituar ndaj boksierit Alain Banongo, në duelin që u zhvillua në qytetin Struer të Danimarkës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ai shënoi fitore në rundin e parë, duke e nokautuar kundërshtarin. Ja video nga takimi:    Ja si përfundoi dueli Albon Përvizaj VS Alain Banongo? […]

Fenomeni që po mahnit botën (video)

Një fenomen i rrallë natyror në shtetin amerikan të Maines po mahnit njerëzit anekënd botës. Një sasi gjigante akulli në formën e një disku me diametër rreth 90 metra që është formuar në lumin Presumpscot në qytetin e Westbrook është filmuar teksa rrotullohet ngadalë. Fenomeni magjepsës natyror ka bërë që njerëzve të ndryshëm t’u duket […]

6-vjeçari që reciton 40 minuta pa u ndalur, vargjet e Gjergj Fishtës (video)

Prindërit shqiptarë mburren shpesh me aftësitë e fëmijëve të tyre. Dikush është “mjeshtër” celulari, një tjetër i talentuar në muzikë, e shumë e shumë veçanti të tjera. Por Niko Prendi është befasues. 6-vjeçari mund të recitojë edhe për 40 minuta vargjet e Gjergj Fishtës. Videoja e Nikos është bërë publike nga “Mrizi i Zanave”, ndërsa në përshkrimin […]

Dueti Gigolli-Sejdiu publikojnë këngën “Kush ma çoi Hasin në këmbë” (video)

Këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Bajram Gigolli dhe Muhamet Sejdiu, të shoqëruar nga orkestra e shkëlqyeshme “Trio band”, sapo kanë publikuar duetin më të ri në këngën “Kush ma çoi Hasin në këmbë”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Dueti Gigolli-Sejdiu, të cilët janë ndër këngëtarët më të preferuar të muzikës sonë popullore, duke qenë ndër më të […]

Video e rrallë, Lugishtë e Hasit: Sa janë rritur këta fëmijë që takohen me UÇK-në e Kadri Veselin?

Në një video-xhirim të rrallë gjatë luftës, në vitin 1998, në të cilin thuhet se është bërë në fshatin Lugishtë të Hasit, e ku ndër tjera bashkë me luftëtarët e UÇK-së, shihet edhe Kadri Veseli, tashmë kryeparlamentar dhe njëherësh kryetar i PDK-së, janë disa fëmijë të cilët të emocionuar takohen me çlirimtarët e vendit. Këta […]

“Bone Shqiponjën” këngë nga Shkurta, Xeni, Gili e Malësori (video)

Të bërit e simbolit të shqiponjës pas futbollit dhe aktiviteteve të tjera, përfshirë edhe fotot e shumta, tashmë është përcjellë edhe nw një projekt muzikor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në prag të festës së 28 Nëntorit dhe atyre të fundvitit, këngëtarët e mirënjohur: Shkurte Fejza,  Shkëlzen Jetishi-Xeni, Gili dhe Malësori publikuan këngën “Bone Shqiponjën”. Simboli i shqiponjës […]

Lumturie Muhadri, gruaja që po thyen stereotipin se futbolli u takon vetëm burrave (video)

Në Kosovë në masë të madhe futbolli vazhdon të konsiderohet si sport për meshkuj. Por Lumturie Muhadri është një vajzë e cila ka thyer këtë stereotip gjinor duke u bërë arbitre e këtij sporti. Zëri i Amerikës sjell një storie të zgjeruar rreth saj, të cilën mund ta shikoni më poshtë:

Kushnini i Hasit, fshati që po zbrazet (video)

RTV 21 ka bërë një reportazh, në fshatin Kushnin të Hasit, banorët të cilit në mungesë të perspektivës kanë migruar jashtë.