26-04-2024

Dy të rinj nga Prizren publikojnë video për sensibizim kundër produkteve serbe (VIDEO)

Përmes krijimit të një video-montazhi, të rinjtë prizrenas: Liridon Buqa dhe Burim Thaçi kanë dashur të  bëjnë sensibilizimin e opinionit prizrenas dhe më gjerë kundër produkteve serbe.

Ata kanë krijuar videon që të irritojnë qytetarin për të mos konsumuar këto produkte.

Liridoni, që ka të vrarë gjyshin dhe dy xhaxhallarët, derisa po blinte gjësende ushqimore në një qendër tregtare, papritmas has në një produkt të Serbisë, dhe në atë moment  i shfaqen skena të luftës dhe të terrorit serb mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

Qëllimi i tij ishte që të bëjë diçka që njerëzit t’i irritoj me mallrat serbe që të mos i konsumojnë këto produkte, dhe sipas tij ato janë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë tonë./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.