13-05-2025

Qendrore

Përgjimi i plotë i Zoran Zaevit me dy humoristët rusë, ku flitet rreth ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Rusia dhe Turqia po e mbështesin idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për qëllime të tyre, në një bisedë telefonike me disa humoristë rusë, shkruan Gazeta Metro. Zaev ka rënë pre e humoristëve Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur […]

Ja kush janë të zgjedhurit në strukturën udhëheqëse të PDK-së

PDK në Prizren ka bërë zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të saj.  Kjo është bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të degës, prej të cilit doli edhe kryesia prej 21 anëtarëshe, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Përveç tre nënkryetarëve, për të cilët “Gazeta e Prizrenit” ka njoftuar mbrëmë, sot konfirmohet edhe për disa emra tjerë të […]

UPZ në pritje për hapjen e konkursit për regjistrim të studentëve?

Ndonëse disa institucione të tjera të larta, sikur Universiteti i Prishtinës tashmë po bëjnë regjistrimin e studentëve, për afatin e parë të studimeve themelore-Bachelor, Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren ende nuk e ka bërë ka bërë hapjen e konkursit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Hapjen e konkursit ndërkaq është duke e pritur një numër i atyre […]

Anton Quni: Me PDK-në kurrë

Anton Quni e ka gëzuar për shumë kohë reputacionin e njeriut të fortë brenda LDK-së, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e Koshares, por deri më tani ai nuk ka bërë pjesë në kategorinë e rëndë të zyrtarëve të këtij subjekti. Ai mund të shkojë kësaj rruge, por për këtë duhet të japë […]

Truprojat e Erdogan përleshen me Policinë boshnjake në aeroportin e Sarajevës

Autoritetet boshnjake thanë se ekipi i sigurisë të Presidentit turk Erdogan është grindur me Policinë boshnjake në Aeroportin e Sarajevës. Truprojat që e shoqëronin Erdogan thuhet se refuzuan të dorëzonin armët. Vizita dyditore e Presidentit turk në Bosnje-Hercegovinë nisi me një përleshje të hënën, midis truprojave të tij dhe Policisë kufitare vendase, thanë autoritetet. Mediat […]

Arrestohen tre persona për ‘vjedhje’ në Prizren

Tre persona, njëri prej të cilëve i mitur janë arrestuar si të dyshuar për “vjedhje” në Prizren, derisa aty u është konfiskuar edhe një mjet për hapjen e dyerve (pajser), transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, ka […]

“Luani” dëshmon në Gjykatën Speciale për luftën e UÇK-së

Komandanti i Batalionit të II-të të brigadës 121 Kumanova, Ramiz Qeriqi, pas pak pritet të intervistohet nga Eulex, për Gjykatën Speciale.I njohur me nofkën e luftës Komandant Luani, ai ka thënë se ky intervistim dhe Gjykata Speciale, do ta dëshmojë që UÇK-ja nuk ka qenë e padrejtë dhe nuk ka kryer krime lufte.”Nuk është keq, […]

PDK do ta zgjedh sot kryesinë, paralajmërohen ndryshime në Prizren

PDK në Prizren, sot pritet t’i zgjedh strukturat udhëheqëse. Kjo do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Drejtues të degës, prej të cilit pritet të dalë edhe kryesia prej 21 anëtarësh, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për këtë subjekt, por edhe të ardhmen e Prizrenit. Nga kjo shihet qëndrimi […]

MASHT-i vendos t’i shtojë në shkolla psikologë e pedagogë, por kërkon përvojë 3-vjeçare

Çdo vit, rreth 30 studentë diplomojnë në degën e Psikologjisë e degën e Pedagogjisë. Por, shumë pak prej tyre arrijnë ta ushtrojnë profesionin në sektorin e arsimit. E, së fundmi, Ministria e Arsimit ka hapur një konkurs për këto drejtime, që të diplomuarit e tyre të punojnë nëpër shkolla në disa komuna të Kosovës, raporton […]

BE-ja fajësohet për mos heqjen e vizave

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.