26-04-2024

Haradinaj zë gafil Thaçin, Veselin e Limajn

Askush nga Partia Demorkatike e Kosovës që është në koalicion me AAK nuk e kanë ditur që Ramush Haradinaj do të dorëhiqet nga posti i kryeminsitrit.

Burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se ky veprim i Haradinajt i ka zënë gafil udhëhqësit më të lartë të PDK përfshirë edhe vet kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. “Jemi të habitur nga ky veprim nga mediat e kuptuam këtë “, ka thënë një zyrtar i PDK për gazetën Blic në kushte anonimiteti. E të befasuar janë edhe në partinë e NISMA Social Dmokrate që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Aty askush nuk ka qenë në dijeni se sot do të dorëhiqet kryeminsitri i Kosovës. “Nga mediat kuptuam lajmin”, thotë në burim nga NISMA-a. Veprimi i kryeministrit tashmë të dorëhequr ka habitur edhe vet presdientin e Kosovës Hashim Thaci. Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrën e presidentit por që askush nuk ka folur zyrarisht.

Një burim nga zyra e presdientit ka thënë se kjo cfarë ka ndodhur sot ka qenë thjeshtë një befasi. “Askush nuk e ka pritur këtë vendim të kryetarit të AAK Ramush Haradinaj”, ka thënë ky burim shkruan Gazeta Blic.

Asnjë koment

Comments are closed.