10-12-2024

Inspektorët rrënojnë objektin pa leje në “ABI Çarshia” të Prizrenit (foto)

Komuna e Prizrenit ka njoftuar pë aksionin e sotëm, të zhvilluar nga Drejtoria e Inspektorateve, sic është thënë për rrënimin e pjesës pa leje të objektit të qendrës tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Në njoftim thuhet se aksioni i nisur rreth orës 10:00, ka zgjatur gjatë tërë ditës për shkak të presioneve dhe pengesave të vazhdueshme për ndalim të punimeve.

“Inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër. Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit. Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim”, thuhet në njoftim.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Vendim për rrënimin e sotëm të objektit është marrë nga Drejtoria e Inspektorateve dhe për këtë, thuhet se është njoftuar dhe kërkuar me shkresë zyrtare asistimi edhe nga ana e Policisë.

Sipas drejtorit të inspektoratit Islam Thaqi, kjo qendër tregtare kishte  pasur vendim për tejkalim të lejes nga MMPH, megjithatë puna kishte vazhduar edhe përkundër skadimit. / GazetaePrizrenit.net /

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.