18-06-2025

Qendrore

Brovina në Polici, intervistohet për fotot e prezantuara

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është paraqitur në Policinë e Kosovës ku pritet të intervistohet lidhur me fotografinë e publikuar gjatë së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Paraprakisht, në departamentin e Hetimeve të Policisë, ka mbërritur edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdar, raporton KTV. Derisa deputetja Brovina, ka përdorur një hyrje tjetër […]

MASHT-i humb 3.5 milionë dollarë nga Banka Botërore

Për shkak të shkallës së ulët të realizimit të projektit ESIP (hua 11 milionë dollarë) që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte marrë vite më parë nga Banka Botërore, ky projekt është reduktuar. Projekti i cili ka qenë në vlerë 11 milionë dollarësh tashmë është zbritur në 7.5 milionë dollarë. Ky projekt ka […]

Prizren: Në 20-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij kërkon të mos ketë dialog me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore. I  biri i Ukshin Hotit, Andini ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare. “Kosova përveç qe u bë shtet ka […]

Pagesë për autostradën Tiranë-Durrës brenda vjeshtës

Brenda vjeshtës së këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë. Lajmi për Tv Scan bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku e cila thotë se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa […]

Kujtohet Ukshin Hoti në 20-vjetorin e zhdukjes

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi. Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë […]

Kreu i opozitës së Prizrenit, Shaqir Totaj reagon ndaj emërimit të Gani Gërmizajt për Drejtor të Arsimit

Emërimi i Gani Gërmizajt për drejtor të Arsimit në Komunën e Prizrenit ka nxitur reagimin e opozitës në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Kryetari i PDK-së, që përbën partinë më të madhe politike në Prizren, ndonëse në opozitë, Shaqir Totaj, në profilin e tij të “facebook-ut”, në një postim të shoqëruar edhe me raportimin e […]

Arrestohen pasi deponojnë 15 mijë euro false në bankë, në F. Kosovë e Malishevë

Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka filluar menjëherë  hetimet intensive rreth këtij rasti. Policia ka grumbulluar të dhëna […]

Gani Gërmizaj, drejtor i ri për Arsim në Prizren

Gani Gërmizaj, një aktivist nga Nisma do të jetë drejtori i ri i Arsimit në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas largimit të drejtorit për Arsim, Skënder Susurit. “GazetaePrizrenit.net” mëson se Gërmizaj është një mësimdhënës i fizkulturës dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë përvojë në […]

Largohet drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ja kush është zëvendësi i tij

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar largimin e drejtorit për Arsim, Skënder Susurit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. E plotësuar Haskuka dhe Susuri sot mbajtën një konferencë shtypi. Me këtë rast, Haskuka e ka falënderuar Susurin për punën e deritashme, por tha se kërkesa për largim vjen nga subjekti i tij, përcjell “GazetaePrizrenit.net”. Susuri, ndërkaq ka thënë […]

MASHT-i nis t’i risistemojë drejtorët e larguar

Shtatë muaj pasi i largoi nga pozitat e drejtorëve të departamenteve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka nisur t’i sistemojë në pozita të tjera disa nga të larguarit. Në tetor të vitit të kaluar, MASHT-i duke u bazuar në Rregulloren e re për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës i […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.