02-12-2024

Këtë javë më pak lindje në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar 62 banorë, por krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur më pak foshnja, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë janë regjistruar 18 lindje më pak në Prizren.

Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 35 vajza apo tetë më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 27. Edhe javën e kaluar ndërkaq numri i vajzave ishte më i madh, por vetëm për dy.

Gjatë kësaj jave një lindje ka qenë gemellare (binjak), ndërsa të porsalindurit kanë qenë dale e vajzë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.