12-12-2024

Gjykata e Prizrenit ia cakton një muaj paraburgim, të kërkuarit nga Gjykata Speciale, Remzi Shalës

Gjykata Themelore (GJTH) Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, krimi i luftës kundër popullsisë civile.

Ndonëse në kumtesën e GTH, jepen vetëm inicialet, në bazë të përshkimit del se fjala është për të kërkuarin nga Gjykata Speciale, Remzi Shalën, ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet, ndërkohë që arrestimin e Shalës e ka konfirmuar avokati Natal Bullakaj.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se akuza ndaj Shalës ka të bëjë nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LPJ-së, në lidhje me nenin 3 (I.a) të Konventës së IV të Gjenevës dhe gjithashtu e dënueshme sipas nenit 152 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 24.05.2019 e cila do të zgjasë deri me 23.06.2019./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.