26-04-2024

Bogujevci i përgjigjet Vuçiqit: Kurrë nuk kam qenë boksier i Serbisë

Ish-boksieri, Mehmet Bogujevci u është përgjigjur komenteve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte thënë se ai ka qenë më shumë boksier i Serbisë se i Kosovës.

Në një prononcim për “Klan Kosovën”, Bogujevci u është përgjigjur këtyre deklaratave, duke thënë:“Unë kurrë nuk kam boksuar për Serbinë. Unë kam boksuar për reprezentacionin e ish-Jugosllavisë, kam qenë kapiten ku jam shpallë edhe nënkampion i botës”.

Ai mëtej tha se karrierën e kishte filluar në Suboticë, por asnjëherë nuk kishte boksuar për ndonjë klub serb.

“Unë kam qenë bursist i Hekurudhave të Kosovës, dhe kam shkuar në shkollim në Suboticë. Aty kam filluar të merrem me boks, por kur jam kthyer jam punësuar në Fushë Kosovë dhe kam filluar të boksoj për Prishtinën”.

Ish-boksieri nga Kosova tutje tha se ka marrë edhe pension për sportistë të merituar, por e ka refuzuar disa vjet më pas, pasi i kishte thënë autoriteteve atje se do ta marrë pensionin e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.