23-02-2025

Qendrore

Garë e “fortë” për kryetar të Prizrenit, NDS boshnjak del me kandidat

Tashmë janë përmbyllur listat e partive politike në Prizren, të cilat garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Kjo ka sqaruar edhe interesimin e opinionit nëse partitë e komuniteteve joshqiptare do të paraqitnin kandidat për kryetar të komunës, meqenëse sipas analistëve mungesa e tyre do ta favorizonte kandidatin e Vetëvendosjes (VV), […]

Në Prizren rikthehet “gjallërimi” i jetës së natës (foto)

Shkruan: Qazim Morina Prizreni është qyteti i dytë për nga madhësia, pas Prishtinës si kryeqendër, por tashmë është “Kryeqyteti Historik” i Kosovës. Jo vetëm nga vendorët, por edhe nga të huajt, Prizreni vlerësohet si më i bukuri ndër viset shqiptare. Një numër i madh i vizitorëve shqiptarë, këtu bëjnë foto e postojnë nëpër internet me […]

Në gjendje të rëndë 18 vjeçari nga Prizreni i lënduar nga rrëzimi i një lisi tek ura mbi Marash

Djaloshi 18 vjeçar E.Sh nga Prizreni, që pësoi lëndime nga rrëzimi i një lisi mbi Marash, ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit. Babai i tij, që edhe vet ka pësuar pasi në momentin kritik kishte qenë me të birin, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” se djaloshi, student […]

A do ta ndërrojë LDK në Prizren kandidatin për kryetar komune?

Në Prizren po qarkullojnë zëra se LDK do ta ndërrojë kandidatin e saj për kryetar komune, Anton Qunin, të cilin e ka përcaktuar më parë. Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” me kusht anonimiteti pohojnë se një gjë e tillë ka ardhur pasi deputeti aktual Quni, ka shprehur rezervë për t‘i hyrë garës, pas intervenimit […]

Ja kur do të dihet nëse Anton Quni do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, duke folur për mundësinë që ai të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet lokale të vjeshtës ka lënë të hapur mundësinë që kjo mundësi t’i ofrohet edhe dikujt jashtë kryesisë. Në një intervistë për ”Gazetën Blic”,  ai tha se nuk e […]

Ndërpritet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, opozita braktisi sallën

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit ka ndërprerë mbledhjen e sotme, për mungesë kuorumi, meqenëse kuvendarët e opozitës e braktisën sallën, raporton Gazeta e Prizrenit. Kuvendarët e opozitës kanë reaguar në fillim të mbledhjes pas vendimit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka për lirimin e zyrave në objektet publike nga partitë politike në këtë qytet, duke […]

Paralajmëron Hasani: Nëse deri me 5 maj s’kemi president, dalim në stërnishtë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit. Hasani thotë se nëse vendi s’do të ketë president të ri deri më 5 maj, do të shkatërrohet rendi kushtetues në vend. “Afati i fundit është 5 maj më duket kur i përfundon mandati gjashtëmujor”, tha Hasani. “Këta sot që po dështojnë […]

Arrestohen dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merr vesh Gazeta Express. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave. Gjithashtu […]

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-Covid

Në aeroportin “Adem Jashari”, ka ateruar aeroplani i cili ka sjellë 24 mijë vaksniat anti-COVID për Kosovën. 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID sapo kanë ardhur në Kosovë nga COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në orën 20:15 në Aeroportin “Adem Jashari”.

IKSHPK: Sot më së shumti raste me Covid-19 në këtë vit, rritja pritet të vazhdojë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar për  836 raste të reja me koronavirusin, në Kosovë. Sipas IKSHPK-së brenda 24-orëve të fundit janë shënuar edhe dhjetë raste të vdekjeve nga virusi, teksa janë shëruar 700  të tjerë. Sipas IKSHPK-së sot është numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirusin të shënuara gjatë […]