09-05-2024

Lajm i mirë: Fshatrat kufitare të Hasit po bashkohen me infrastrukturë rrugore

Fshati Pogaj në Shqipëri e Gorozhupi në Kosovë dikur ishin bashkë dhe u ndanë padrejtësisht para më shumë se një shekulli, ndërsa pothuajse hermetikisht në vitin 1948.

Sot është paralajmëruar një projekt mësë i mirëpritur. Zv/ministri i infrastrukturës së Kosovës,  Hysen Durmishi bashkë me kryetarin e Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti kanë qëndruar në Gorozhup, për hartimin e projektit të rrugës,  që vlerësohet si jetike për zhvillimin e kësaj zone të Hasit,   shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Kroi i fshatit shërbente që eventualisht të përvidhej ndonjë informatë andej e këndej kufirit.

Sot, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Hasit z. Miftar Dauti dhe bashkëpunëtorët ishim në vizitë në Pogaj e Gorozhup. Filluam hartimin e projektit të rrugës që është jetike për zhvillimin e kësaj zone të Hasit. Këtë vit po e bëjmë këtë rrugë për të vazhduar me projekte tjera që i lidhin Kishajn, Cahanin e Krumen me Prizrenin”, ka shkruar ndër tjera Durmishi.

Mund të jetë një imazh i pemë

Mund të jetë një imazh i 8 persona, tabelë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Asnjë koment

Comments are closed.