08-05-2024

Prizren: Detaje rreth plagosjes së një personi dhe përleshjes me armë që ndodhi afër Spitalit

Një person është plagosur me armë zjarri pas një përleshje që ndodhi në afërsi të Spitalit në Prizren.

Sipas burimeve fillestare të portalit Gazeta e Prizrenit  i lënduari është personi me iniciale M. B babai i cili se bashku me dy djemtë ishte i përfshirë në përleshjen që ndodhi në mes të dy palëve,  pesë personash, ndërsa shkak ishte shitblerja e mëhershme e një automjeti.

Nga të shtënat me armë zjarri një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Rastin për Gazeta e Prizrenit e konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi

“Sot, rreth orës 17:10, afër lagjes së Spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë.  Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhoje  është gjet në vendngjarje”, tha ai.

Katër nga të dyshimtit janë arrestuar, ndërsa disa persona janë duke u intervistuar./ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.