19-05-2024

Vdes gjigandi Franz Beckenbauer

Futbolli botëror mban zi për Franz Beckenbauer. I mbiquajtur edhe si “Kaiser” ai u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes agjencisë gjermane të lajmeve. Shkaqet e vdekjes nuk dihen edhe pse Beckenbauer kishte vite që po luftonte me probleme të ndryshme shëndetësore, ku më e fundit ishte parkinsoni.

Pa dyshim një nga lojtarët më përfaqësues të epokës së tij dhe të gjithë historisë së futbollit, Beckenbauer është konsideruar prej kohësh si mbrojtësi libero dhe si shpikësi i këtij pozicioni më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai fitoi Topin e Artë dy herë, në 1972 dhe 1976, dhe shkroi faqe të pashlyeshme në sportin e futbollit.

Sukseset i arriti me fanellën e Bayern Munich, klubi në të cilin luajti pothuajse gjatë gjithë karrierës, duke e sjellë atë në elitën e futbollit botëror me tre Kupat e Europës të fituara midis viteve 1974 dhe 1976, duke veshur fanellën bavareze deri në vitin 1977, kohë kur u transferua në SHBA për të luajtur për Neë York Cosmos ku qëndroi për tre vjet dhe më pas u kthye në fund të karrierës së tij pas dy vitesh në Hamburg.

Historia e tij me kombëtaren gjermane është gjithashtu legjendare, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1972 dhe Kupën e Botës 1974 si kapiten.

Si trajner Beckenbauer gjithashtu udhëhoqi Marseille dhe Bayernin e tij me të cilin fitoi Bundesligën në 1994 dhe Kupën UEFA në 1996, duke u bërë më pas menaxher dhe president nderi nga viti 2009 deri në ndarjen e tij nga jeta. /TvKlan

Asnjë koment

Comments are closed.