17-05-2025

Qendrore

Bukëpjekësi publikon videon e hajnit: Porositi 15 byrekë për t`i vjedhur paratë nga arka (Video)

Një vjedhje është kryer mbrëmë në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku një person rreth të  50-tave ka hyrë në furrën “Prushi”,  për t`i blerë 15 byrekë. Por, qëllimi i tij, del se nuk ishin byrekët. Ai shfrytëzoi rastin derisa bukëpjekësi ishte brenda furrës, për t`i vjedhur paratë nga arka e furrës e […]

20 vjetori i masakrës në Krushë pa ndonjë Memorial

Krusha e Madhe bashkë me të Voglën,  sot përkujtuan  të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, në të cilat nuk janë kursyer as fëmijët,  gratë dhe pleqtë. Edhe përvjetori i 20-të këto lokalitete i gjeti pa ndonjë Memorial kushtuar këtyre ngjarjeve makabër shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Nga 25, 26 e 27 marsi  i vitit 1999, në […]

Të dielën ndërrohet ora

Të dielën më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të jetë 3:00. Ora verore do të sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ndërrimi i orës ndodh dy herë në vit, në fund të muajit mars dhe […]

Vdes foshnja pasi prindërit e bën synet në shtëpi

Një foshnje në Itali ka vdekur pasi prindërit e tij e kanë bërë synet në shtëpi, kështu raportojnë mediat italine, transmeton Klan Kosova. Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se foshnja pesëmuajshe, u dërgua në një spital në Bolonjë me helikopter me arrest kardiak të premten pasdite, dhe vdiq po atë ditë. Zyra e prokurorisë në […]

SBASHK kërcënon me grevë për shkak të kërkesës për kompensimin e orëve

Duke parë se një pjesë e drejtorëve të Arsimit dhe atyre të shkollave kanë nisur t’i shtojnë presionet ndaj mësimdhënësve për kompensimin e orëve të humbura, SBASHK u është drejtuar zyrtarisht kryetarëve të komunave të Kosovës duke ua bërë me dije se duhet zgjedhur dialogun e jo presionet e urdhrat, pasi me presione vetëm sa […]

Presidenca Clinton kujton nisjen e bombardimeve

Faqja e Qendrës Presidenciale Clinton në Facebook ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ndaj forcave serbe, për t’i dhënë vulë çlirimit të Kosovës. “Presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëhequr koalicionin e NATO-s, që ndali shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe i dha fund luftës, duke sjellë stabilitet e paqe të qëndrueshme në Evropën […]

VV: Lufta e UÇK-së shtysë vendimtare për çlirimin e Kosovës

Një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin. Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga deputetët Rexhep Selimi e Shemsi Syla dhe aktivistë e zyrtarë nga shumë qendra të Lëvizjes, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial “Dëshmorët e […]

Rifat Jashari nga Gllogjani bënë thirrje për bashkim

Vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, ka bërë thirrje sot për t’u bashkuar. Teksa mbajti një fjalim të shkurtër në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve, Rifat Jashari tha se jo vetëm në përvjetore por gjithnjë duhet të jenë të bashkuar si sot. Jashari në manifestimin për Epopenë e UÇK-së në Dukagjin […]

Rruga e Hasit bëhet për “gjynah” (Foto-Video)

Traseja e rrugës Gjonaj-Bishtrazhin, që lidh fshatrat e Hasit të Prizrenit dhe Gjakovës është bërë e pakalueshme për qarkullim normal. Deformim i trasesë, copëza të krisura të asfaltit, gropa, kanale në mes rrugës, karakterizojnë rrugën më të gjatë, që kalon nëpër rajonin e Hasit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Dëmtimet shihen kudo. Gjatë tërë asfaltit në gjatësi prej […]

Sot mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti […]