30-04-2024

Nis riparimi i rrugës së Hasit në pjesën e Gjakovës, Lekaj premton edhe fillimin e segmentit Gjonaj-Demjan (FOTO)

Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës së Hasit, në segmentin Bishtazhin-Damjan, që i takon pjesës së Gjakovës,  ndërsa ministri  Pal Lekaj premtoi se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti tjetër Damjan-Gjonaj, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e segmentit Bishtazhin-Damjan, mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e projektit është rreth 1.6 milionë euro.

Banorëve të kësaj zone, Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatra dhe dy regjione, përcjell  “GazetaePrizrenit.net”.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj”, citohet të ketë thënë Lekaj.

Portali “GazetaePrizrenit.net” disa herë ka shkruar për gjendjen e mjerueshme të kësaj rruge.

Shikoni linkun për storien e publikuar për këtë rrugë:

Rruga e Hasit bëhet për “gjynah” (Foto-Video)

Asnjë koment

Comments are closed.