17-06-2025

Qendrore

Kush po kalon nga PDK në Vetëvendosje, sipas kuvendarit Çuni

Kuvendari disa vjeçar i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën është debatuar për gjendjen e arsimit në këtë komunë, derisa ka folur për disa probleme të kësaj fushe, të cilët nuk janë rregulluar përkundër qeverisjes së re, që sa ishte në opozitë […]

SBASHK-u shënon Ditën e Mësuesit me pakënaqësi

Dita Botërore e Mësuesit – 5 Tetori, arsimin e Kosovës e gjen përballë një varg sfidash e problemesh. Kështu është shprehur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj përmes një konference për media, që ky institucion ka mbajtur për shënimin e kësaj dite. Jasharaj fillimisht uroi mësuesit duke folur për rëndësinë […]

Debati për arsimin degradon në fyerje personale në Kuvendin e Prizrenit

Debati për gjendjen në arsimin prizrenas, i paraparë për mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që është thirrur sipas kërkesës së PDK-së në opozitë, ka degraduar në fyerje personale mes kuvendarësh të PDK-së e Nismës Socialdemokrate, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Pranverim Berisha, në emër të kuvendarëve të Nismës Socialdemokrate(NS), që edhe […]

Prania ushtarake gjermane në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike

Prania ushtarake e Gjermanisë në Prizren që prej fillimit të vitit të ardhshëm do të zëvendësohet me praninë ekonomike, kanë bërë të ditur të enjten zyrtarët politikë e ushtarakë gjermanë, si dhe shefi i ekzekutivit të Kosovës, gjatë parakalimit festiv lamtumirës të paqeruajtësve gjermanë në qytetin historik, shkruan sot Koha Ditore. Kjo ceremoni ka shënuar […]

Punojnë në ndërtimtari, por mahnisin me talentin në muzikë (video)

Për pak minuta, punëtorët nga Drenica lënë punën, ndërsa tregojnë talentin e tyre në muzikë. Për mungesë kushtesh dhe të mundësisë, si dhe zbulimit të talentit të tyre edhe në rajonin e Prizrenit, mendohet se janë “shuar”, disa talent. 

Sot mbledhja e posaçme e Kuvendit të Prizrenit për arsimin?

Sipas kërkesës së opozitës, Kuvendi i Komunës (KK) i Prizrenit, do të mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar rreth gjendjes së fundit në arsimin prizrenas, pas emrave të propozuar për drejtorë shkollash,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Mbledhjen e ka kërkuar dega e PDK-së në opozitë, përkrahur edhe nga kuvendarët e […]

Prizreni ua dha lamtumirën ushtarëve gjermanë (foto-video)

Në qendrën e Prizrenit, në sheshin “Shatërvan” , pasdite u mbajt ceremonia lamtumirëse për ushtarët e KFOR-it gjerman në Prizren. Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë po qëndrojnë  Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn. […]

Haradinaj: Flamuri gjerman, do të mbetet i ngritur lartë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në qendrën e Prizrenit ka marrë pjesë  në ceremoninë lamtumirëse të tërheqjes së ushtarëve gjermanë, ka thënë se populli i Kosovës është përherë mirënjohës për Gjermaninë. Këtë qëndrim ai e ka shprehur përmes një postimi në Facebook, ditën kur ka qenë ceremonia lamtumirëse për ushtarët gjermanë në Kosovë. “Në ceremoninë […]

Prizreni përjetësisht falënderues për misionin fisnik të ushtarëve gjermanë

Autoritet prizrenase e kanë vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve gjerman të KFOR-it, të cilin pas gati dy dekadash, zyrtarisht e mbyllin sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Duke folur për kontributin e tyre, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi shpreh falënderime dhe mirënjohje për tërë angazhimin për vite të tëra në Prizren, vlerëson si të jashtëzakonshëm angazhimin e […]

Haskuka fton prizrenasit që masovikisht të dalin në qendër për ta falënderuar KFOR-in gjerman

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës, të dalin në qendër të qytetit, për t’i shprehur  falënderimet e tyre ndaj KFOR-it gjerman, me rastin e tërheqjes të tyre nga Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai këtë e ka bërë në profilin e tij në facebook: “Me rastin e tërheqjes së […]