04-05-2024

Lluka: Prizreni do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

Ai ka siguruar kreun e komunës, se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

Lluka dhe Haskuka kanë diskutuar për projektet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet për qytetarët si ai për trajtimin e mbeturinave, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, trajtimin e ujrave të zeza, ngrohtoren e qytetit, parkun e Biznesit dhe parkun për Inovacion dhe Trajnime.

“Ne po punojmë intensivisht që të mbulojmë me ngrohtore qendrore qytetin e Prizrenit. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në komunën tuaj, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët e Prizrenit. Kemi në fokus përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komnuës suaj si dhe realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza”, njoftoi ministri Lluka.

Lluka i ka ofruar mbështetje për projektet strategjike të komunës, siç është ai për zonën ekonomike të Prizrenit.

Haskuka, kërkoi mbështetje nga ministri i Zhvillimit Ekonomik për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit. “Për komunën tonë është jetike funksionalizimi i projekt për krijimin e Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative”, tha Haskuka.

Me këtë rast, kreu i MZHE-së tha se do të angazhohet personalisht në përshpejtimin e procedurave administrative që ky park të jetësohet sa më parë.

Asnjë koment

Comments are closed.