14-10-2026

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë

Nëntë efektivë të policisë kanë marrë trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme.

Mund të jetë një imazh i ambulancë dhe spital

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se gjashtë prej tyre mbërritën në spital brenda 30 minutash.

Sipas saj, një efektiv 31-vjeçar ka pësuar dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

 

Spahiu dënoi dhunën ndaj policëve dhe shprehu mirënjohje për stafin mjekësor që po kujdeset për të lënduarit.

Asnjë koment

Comments are closed.