12-10-2024

Prokurori i Gjykatës Speciale mori dosje edhe në Prizren

Shumica nga krerët e organeve të drejtësisë e sigurisë duken në këtë fotografi.

Është ky takimi i Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, që e kryeson kryeministri.

Por, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend.

Aty ka munguar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Këai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shfendimanit, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burime të Televizionit 7, tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

E nga këtu Hong Ip nuk ka dal duar thatë.

Burime të  Televizionit 7 bëjnë me dije se ky zyrtar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka marrë me vete një mori lëndësh.

Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës.

Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kaëi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa  ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Xhek Smith, që ka pasuar David Shfendimanin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.