21-02-2025

Malishevë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë

Në QKMF në Malishevë është dërguar një person pa shenja jete, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë i policisë: HETIM I VDEKJES /Malishevë 18.09.2021 – 23:47. Raportohet se nga familjarët është sjell pa […]

Aksident në rrugën Malishevë- Banje, rrokulliset një makinë

Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Malishevë- Banje. Një makinë është rrotullisur, derisa disa persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, shkruan IndeksOnline. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia

Vdes një person në Malishevë, derisa po provonte fikte zjarrin në stallë

Një person dje ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës, pasi kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri, shkruan IndeksOnline. Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur. Ai kishte arritur pa shenja jete në QKMF. “Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e […]

Thyejnë xhamin e veturës dhe vjedhin një çantë krahu me një revole

Të martën në Carallukë të Malishevës, një person ka raportuar se persona të panjohur e kanë thyer veturën e tij, duke i vjedhur një çantë krahu në të cilën ka pasur edhe një revole, një karikator dhe 18 fishekë të njëjtit kalibër. Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës. […]

Punëtori teknik kërkon kompensimin e shujtave ditore, Komuna e Malishevës thotë se s’ka buxhet të planifikuar

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të hënën është mbajtur seanca përgatitore në rastin ku paditësi Asman Kryeziu, po kërkon nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim (DKAE), kompensimin e shujtave ditore. I autorizuari i paditësit Kryeziu, avokati Agron Kryeziu, ka deklaruar se mbetët pranë padisë dhe kërkesëpadisë, duke […]

Fillon fushata e dezinfektimit kundër rriqrave në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të programit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit vdekje prurës të etheve hemorragjike krime kongo. Dezinsektimi kundër rriqrave është njëra nga masat parandaluese të përhapjes së EHKK. […]

Shiti diploma, arrestohet një 60 vjeçar në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të të njëjtit format, të lëshuar në emër të institucionit shkollor “SHML nga Prizreni”, për persona të ndryshëm. Hetuesit gjetën prova se këto diploma janë prodhuar dhe dhënë në këmbim të shumave […]

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Malishevë

Një person në Malishevë dyshohet që sot ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Express. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 në stacionin policor ne Malishevë është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person nga fshati Shkoze e Malishevës është sjell nga […]

Vetëvrasje në Malishevë

Një person është është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Malishevë. I njejti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtepisë se tij, njofton polcia për Gazetën Express. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion. “Nga QKMF-Malishevë, Stacioni […]

Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në Malishevë

Persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në fshatin Llozicë të Malishevës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 “Ankuesi mashkull kosovarë ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.