25-04-2024

Thyejnë xhamin e veturës dhe vjedhin një çantë krahu me një revole

Të martën në Carallukë të Malishevës, një person ka raportuar se persona të panjohur e kanë thyer veturën e tij, duke i vjedhur një çantë krahu në të cilën ka pasur edhe një revole, një karikator dhe 18 fishekë të njëjtit kalibër.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha se rasti ka ndodhur më datën 15 qershor, ku është thyer xhami i një veture dhe është vjedhur një çantë krahu, dhe një armë.

“Në parkingun e marketit “Bubli”, është thyer xhami i një veture dhe është vjedhur një çantë krahu. Arma ka qenë në çantë me leje përcjellëse”, tha Xhurkaj.

Sipas Xhurkajt, Policia për këtë rast ka filluar hetimet nën dyshimin se është kryer vepra penale “vjedhje e rëndë”./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.