24-03-2026

Rajonale

Gjini për Autostradën e Dukagjinit: Zgjerimi i trasesë do të ketë kosto më të lartë

Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës, për anulimin e Autostradës së Dukagjinit nuk po priten mirë nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e cila pati vendosur për ndërtimin e saj. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëherësh edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se paralajmërimet e Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambienti, Lumir […]

A do të bie shi sot?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në pjesën e parë të ditës në shumë vende do të bjerë shi, ndërsa pasdite me intervale të shkurta me diell. Sipas institutit, shtypja atmosferike do të shënojë rritje. IHMK’ja parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet […]

Diplomatja shqiptare: Flamuri shqiptar në Krushë duket më i bukur se në çdo vend të Shqipërisë

40 diplomate nga ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e kanë vizituar sot Krushën e Madhe në Rahovec. Kjo vizitë e tyre në Kosovë po realizohet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas. Së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe […]

Gratë e Malishevës bënë homazhe të Heroina, Xhevë Krasniqi- Lladrovci dhe këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Në  “Javën e Barazisë Gjinore”, të organizuar nga Vera Bytyçi, Zyrtare për Barazi Gjinore, u zhvilluan shumë aktivitete të përbashkëta me gratë këshilltare në Kuvendin Komunal, Komitetin për Barazi Gjinore, me shoqata për Mbrojtjen e Grave që veprojnë në Malishevë si dhe në disa shkolla fillore të mesme të ulëta, ku me nxënës krijuan, ese, […]

Dëshmitari: Kompania e djalit të ish-drejtorit në Dragash ishte ofertuesja më e lirë

Menaxheri i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, Nuro Ismaili, ka deklaruar se kompania “Menti”, pronë e djalit të drejtorit të Financave, Ahmet Bahtjari, ka qenë ofertuesja më e lirë gjatë zbatimit të procedurës ligjore. Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë, të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka vazhduar gjykimi […]

Vjedhin katër lopë në Malishevë dhe e djegin veturën

Disa persona mbrëmë kanë vjedhur katër lopë në komunën e Malishevës, saktësisht në fshatin Mleqan. Policia e Kosovës ka arritur t’i gjej tre krerë bagëti, të cilat u janë kthyer pronarëve. Sipas njoftimit është gjetur një veturë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur për transport. “Fshati Mleqan, Malishevë 05.03.2020-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka […]

Moti sot e nesër

Cikloni dytësor nga cikloni kryesor “Elli” që po kalon mbi Evropën Qendrore do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë gjatë ditëve të ardhshme, bën të ditur Prishtina Weather. Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ky ciklon pritet të sjellë vranësira, e nga pasditja e ditës së premte dhe në fundjavë priten reshje të reja shiu. Reshjet […]

Këta fermerë nga Rahoveci janë përfitues për ndërtimin e serrave

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar raportin për fermerët, të cilët kanë plotësuar kriteret e aplikimit dhe janë përzgjedhur si përfitues, për ndërtimin e serrave. Sipas njoftimit të Komunës,  projekti është realizuar me participim 80 % komuna 20 % fermeri duke u bazuar në thirrjen e publikuar të […]

Shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për dëmtim të pasurisë në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Remzi Selimi. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e të pandehurit Selimi, ku nga shkresat e lëndës rezulton se pala është e panjohur […]

Droga, tre të arrestuar në Suharekë

Tre persona janë arrestuar në Suharekë për shkak të posedimit të substancave narkotike. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, raporton Gazeta e Prizrenit. “Tre të dyshuar kosovarë janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin janë gjetur dhe janë sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar narkotike të […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.