12-12-2024

Gratë e Malishevës bënë homazhe të Heroina, Xhevë Krasniqi- Lladrovci dhe këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Aktiviteti qendrorë u mbajt në Malishevë dhe këtij tubimi iu drejtua, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.” Sot në marsin e ngjarjeve të mëdha historike, krahas burrave dhe ju gratë, luftuat me pushkë e penë për çlirimin dhe lirinë e Kosovë, sot ju po e vazhdoni luftën edhe në paqe për zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, po e zhvilloni luftën për arsim, shëndetësi, udhëheqje dhe vendimmarrje, për punësim, kulturë dhe sport, e si Malishevë, tashmë kemi kaluar mbi 45% të punësuara në arsim dhe shëndetësi, nga gjinia femërore, prandaj suksese në punën tuaj fisnike”, përfundoi Berisha, duke i përgëzuar gratë për festat e, 5,6,7 dhe 8 Marsit .

Në këtë tubim u ndanë edhe mirënjohje për gratë më të suksesshme si për Heroinën, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, në arsim, shëndetësi, kulturë, për mbrojtjen e të drejtave të grave, e në biznes, ndërsa në fund u bënë homazhe të shtatorja e Heroinës, Xhevë Krasniqi- Lladrovci në Drenas dhe të këngëtarja Nexhmije Pagarusha në Pagarushë.

Asnjë koment

Comments are closed.