24-03-2026

Rajonale

Kapet në Morinë të Kukësit shqiptari me rrezikshmëri të lartë

Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë të Kukësit, u arrestua sot në mëngjes në një operacion të koduar “Morina” nga policia e Kukësit dhe forcat speciale “Renea”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Sipas bluve, ai është një person i dënuar për vrasje. Gjatë […]

Ish-zyrtarit të Malishevës i dalin lotët në seancë, thotë se s’është fajtor lidhur me vendosjen e kabllos elektrike në Gajrak

Ish-shefi i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, ka mohuar ta ketë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ai përmes lotëve, ka mohuar fajësinë. Sipas aktakuzës, Mazreku po akuzohet se me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për […]

Dragashi s’u dekorua kurrë për festat e fundvitit, ja çfarë thotë kryetari

Tashmë në gjithë botën po ndjehet një atmosferë festive. Në vigjilje të festave të fundvitit, sheshe, qytete madje edhe fshatra janë ndriçuar e stolisur, por edhe këtë vit Dragashi vazhdon të mbetet pa asnjë frymë feste.   Qytetarët e kësaj komune, ashtu si edhe viteve të tjera, do të detyrohen të shkojnë në qytetet e […]

Smajl Latifi kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është kthyer sot nga Haga. Latifi ka qenë i ftuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Latifin e kanë pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorët e komunës.

Në një fshat të Dragashit gjendet në rrugë një kallashnikov

Në një rrugë të fshatit Kuk të Dragashit është gjetur një kallashnikov dhe municion. Sipas policisë njësiti policor gjatë patrullimit afër rrugës ka hasur në një armë AK-47 me 28 fishekë të kalibrit 7.62mm. Arma është konfiskuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori./GazetaePrizrenit.net

Motit gjatë dy ditëve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius. “Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim. […]

Latifi përfundon intervistimin në Hagë, nesër kthehet në Kosovë

Rreth dy orë ka zgjatur intervistimi në Hagë i kreut të Rahovecit, Smajl Latifi. Ai është intervistuar sot në Zyrat e Prokurorisë Speciale në Hagë. Siç merr vesh Koha.net, ai do të kthehet në Prishtinë nesër, rreth orës 11:30. Ish-komandanti i Batalionit të 3-të të Brigadës 124 të UÇK-së, ishte thirrur fillimisht për t’u intervistuar […]

Ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde

Derisa Prishtina vazhdon të qëndrojë në top listën e vendeve më të ndotura në botë gjatë stinës së dimrit, në një qytet tjetër të Kosovës, shkalla e ndotjes së ajrit është rekorde. Në aplikacionin për matjen e ndotjes së ajrit, Rahoveci del të ketë shifër rekorde të ajrit të ndotur, shkruan Gazeta Express. Gjatë mbrëmjes […]

Moti për pesë ditët e ardhshme

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës. Të premten do të […]

Pamje nga momenti kur hajnat tentojnë të thyejnë bankomatin në Suharekë

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankomatit të TEB-it në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.