11-03-2025

Rajonale

Nis ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” në Marali të Malishevës

Këto ditë ka filluar ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” (rruga Dragobil-Dobërdelan), në fshatin Marali, pasi rruga ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të këtij viti. “Punimet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe shumë shpejt kjo urë do të ndërtohet dhe rruga do të jetë e sigurt për qarkullim”, deklaroi nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin […]

Sot në Rahovec varrosen babë e bir që vdiqën në Zvicër, familja e tyre nuk mund të marrë pjesë në varrim

Një tragjedi ka ndodhur ditë më parë në një familje kosovare në Zvicër. Tragjedia nisi më 21 shtator, ku djali i familjes Lirim Neziraj, 20 vjeç, autik dhe i sëmurë nga epilepsia, ndërroi jetë nën shinat e trenit në Oerlikon të Zyrihut. Si shkak i dhimbjes së tmerrshme për largimin nga jeta të të birit, […]

Kanosje në Malishevë

Një rast i kanosjes përmes internetit është raportuar në Malishevë. Sipas policisë, ankuesi K/Shqiptar, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur verbalisht nga një person i panjohur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

QKMF e Malishevës pajiset me dy autoambulanca të reja

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit më të mirë shëndetësor, e në veçanti të ofrimit të shërbimit të shpejtë, urgjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, nga sot është pajisur edhe me dy autoambulanca. Pas kryerjes së procedurave […]

Në Rahovec digjet një shtëpi

Në Rahovec ëhtë djegur një shtëp. Rastin e ka paraqitur një qytetar. Sipas policisë ai ka raportuar se në shtëpinë e tij ka shpërthyer një zjarr. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar” […]

Malishevë, Albin Kurti i premton 1000 bursa (VIDEO)

Në Malishevë, sot, e kërkoi votën kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai premtoi një mijë bursa, brenda dhe jashtë shtetit, për gratë dhe vajzat që shkëlqejnë në shkenca natyrore. Albin Kurti premtoi edhe barazi sociale në rast se udhëheqë me ekzekutivin. Askush, sipas tij, nuk do të jetë më i varfër. E […]

Banorët e disa fshatrave të Malishevës protestojnë për rrymë të dobët, s’lejojnë leximin e orëmatësve

Banorët e Mleçanit, Gollubocit dhe Plloçicës së Malishevës po vazhdojnë të rrezikohen nga shtyllat elektrike, të cilat janë shumë afër rrëzimit. Ka disa vjet me radhë që banorët i janë drejtuar KEDS-it që të intervenojë në rregullimin e sistemit të rrjetit elektrik, por një gjë e tillë as pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ndodhur. […]

Lajmërohet pronari i zarfit me 500 eurot e gjetura në aeroplan

Pronari i 500 eurove të humbura, të cilat i gjeti Ismet Dakaj nga Korisha, është gjetur dhe sipas njoftimit ai është nga Rogova e Hasit. Parat ishin gjetur nga bashkatdhetari në aeroplan derisa po udhëtonte nga Zvicra për në Prishtinë dhe më pas ai njoftoi për zarfin  e gjetur. Njoftimi i tij i plotë “Ju […]

Moti gjatë kësaj jave në Prizren e Kosovë

Rajoni i Prizrenit, sikurse edhe vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit. në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat ditën e enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e fushave ciklonike të […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Malishevës (Ndërtesa e Komunës). Ora 11:00 Partia FJALA hap fushatën parazgjedhore në qendër të Rahovecit. Ora 12:00 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë mban tubim në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”). Ora 18:00Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni […]