07-05-2024

Rajonale

Limaj prezanton aderimin e ri, doktor i njohur i Suharekës

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Nisma Socialdemokrate vazhdon të prezantoj aderimet e reja. Nga sot i është bashkuar edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi, i cili një kohë ka qenë edhe nënkryetar i komunës së Suharekës. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ardhja e tij është vlerë e shtuar për […]

Në Çifllak të Rahovecit nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare

Sot, në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi, zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i shëndetësisë Samir Mustafa, drejtori i financave Afrim Limani dhe […]

Ky është 17 vjeçari nga Rahoveci që ndërroi jetë në QKUK

Si pasojë e një aksidenti mes një makine dhe motoçiklete në rrugën “UÇK” në Rahovec që ndodhi me datë 17.08.2019, ka ndërruar jetë një 17 vjeçar. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Lirije Podrimaj. Viktima ka ndërruar jetë sot dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë iu është […]

Moti për pesë ditë, ja kur pritet të ketë shi

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit në pesë ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat të hënën dhe të martën do të mundësojnë mot jostabil dhe vende-vende me reshje të izoluara shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Nis punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga shkencat e natyrës dhe teknologjia, shkencat e jetës dhe teknologjia dhe nga shkencat inxhinierike dhe teknologjia. (Amfiteatri i madh në UPZ, Prizren). Ora […]

Haradinaj e Reshitaj shkojnë në Malishevë, thonë se ajo është 100%

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkuar në Malishevë ku është takuar nga banorët e fshatit Bubavec, shkruan Insajderi. Ai përmes Facebook ka thënë se në bazë të pritjes që i kanë bërë, Malisheve është 100%. “Së bashku me Albena Reshitaj u zotuam se edhe problemet e kësaj zone do gjejnë zgjidhje. Na priftë e […]

Pamje nga shtrëngata e fuqishme në Pejë

Pas temperaturave tropikale që mbizotëruan për javë të tëra në Kosovë, sot në rajone të ndryshme të Kosovës e kryesisht në Dukagjin, ka pasur rrebesh shiu siç ishte rasti i Istogut dhe në Pejë, që së fundmi raportohet se është kapluar edhe nga breshëri. Qyteti i Pejës është goditur nga një shtrëngatë e fuqishme në […]

Mërgimtari nga Zvicra dhuron një automjet për QKMF-në “Fahredin Hoti” në Rahovec

Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunë së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot e ka sjellë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec. Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacion si ky i mërgimtari Sefer […]

Mot me diell, por gjatë pasdites paralajmërohen reshje shiu

Në Kosovë, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu. Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në […]

PSD-ja mbështet ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për ndërtimin ose jo të ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit. Ai ka thënë se pasi kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me AAK-në, kanë diskutuar edhe për ndërtimin e kësaj autostrade. Molliqaj ka thënë se PSD do të ofrojë ekspertizë që ndërtimi i kësaj Autostrade, të mos ketë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.